|E premte, Prill 28, 2017

Kokëdhima – Ja si iu vodh mandati Flamur Çelës 

Ish deputeti Koço Kokëdhima denoncon trafikimin e votave në 2013-ën !

Në emisonin Studio e Hapur e Eni Vasilit , ish deputeti  Koço Kokëdhima denoncoi sistemin aktual zgjedhor si sistemin që stimolon korrupsionin e  trafikut të votave dhe përfitimin e padrejtë të mandateve në parlament si rezultat i këtij sistemi korruptiv!

Z. Kokëdhima i referohej konfliktit për mandatin brenda kualicionit të majtë i cili i takonte deputetit të 2-të të listës së LSI në qarkun Vlorë z. Flamur Çelaj por që në mënyrë të padrejtë iu bë dhuratë për arsye gjeopolitike kreut të PBDNJ z. Vangjel Dule duke i garantuar këtij të fundit mbijetesën politike.

Në komentin e tij ai nuk përmendi emrat e përvetshëm por kjo ngjarje është ende e freskët në memorjen e opinionit publik dhe  votuesve Vlonjatë të cilët  e dinë  fortë mirë sesi u shpërdorua vullneti i votës së tyre në ditën e fundit të numërimit të votave.

Denoncimi i Kokëdhimës shërbente si argument për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe zëvendësimin e tij me një kod të ri që garanton leximin e drejtë të vullnetit të Sovranit.

Ai shtoi gjithashtu se me kod të ri zgjedhor, deputeti Toçi nuk do fitoj kurrë në Lumin e Vlorës, kjo është arsyeja që Toçi dhe deputet të tjerë nuk pranojnë propozimet e tij.Te pyetur pas emisionit ,qytetar te ndryshem vlonjate jane shprehur se nese mandati do ishte marre nga ai qe e meritonte,Flamur Çelaj,do te ishte ne interes te jugut pasi  e ka treguar mbeshtetjen dhe investimin qe po ben per jugoret dhe ne pozicionet drejtuese qe ka qene dhe eshte.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dopingu, Hysen Pulaku dyshohet të ketë dalë pozitiv.

Tiranë - Vetëm disa ditë pas lajmit se Kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj kishte rezultuar pozitive në testin...

Close