|E martë, Shkurt 21, 2017

Kokëdhima nis lëvizjen nga Saranda, Rama pregatit arrestimet e ndjekësve 

Në Partinë Socialiste nuk ka paqe. Pas largimit të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit një tjetër tërmet pritet të trondisë selinë rozë.

Kocco Kokëdhima ka paralajmëruar se do të nisë një lëvizje politike brenda Partisë Socialiste.

Ish-deputeti ka nisur menjëherë punë për zbatimin e projektit të tij politik.

Duke marrë shembull nga zgjedhja e Donald Trumpit si President i Shteteve të Bashkuara, edhe miliarderi shqiptar ka në plan të bëjë lëvizje të forta brenda të së majtës.

Pasi sulmoi Xhorxh Sorosin, një mik të kryeministrit Edi Rama, Kokëdhima ka vendosur ta nisë lëvizjen e tij nga Saranda.

Ky qytet është edhe si bastion i tij politik, pasi edhe kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, është zgjedhur me bekimin e tij,

Kokëdhima ka njoftuar për një takim nesër ne kinoteatrin e Sarandës. tashmë të reja me anëtarësinë e PS.

Por edhe kryeministri Edi Rama ka një plan kundër ish-mentorit të tij.

Burime pranë selisë rozë janë shprehur për Boldnews.al se Rama është shprehur me tone kërcënuese se do ta fundosë ende pa lindur mirë këtë lëvizje.

Kryeministri në një takim kokë më kokë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar këtij të fundit hetimin e veprimtarisë së Kokëdhimës dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, një pjesë e të cilëve drejtojnë kompani të rëndësishme shtetërore.

Këta të fundit do të jenë viktimat e luftës mes Ramës dhe Kokëdhimës, pasi shumë shpejt pritet disa arrestime të forta.

Por edhe Kokëdhima, duke njohur planet e ish-mikut të tij, nuk do të gjendet i papërgatitur.

Ai ka nisur të kalkulojë lëvizjet e tij ku në skenë është edhe Ilir Meta.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja 7 hapat për të përfituar 18 mijë $ nga Alaska

Është e vërtetë. Shteti i Alaskës në SHBA u paguan njerëzve që duan të vendosen atje përgjithmonë plot 18.000 dollarë...

Close