|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Kokëdhima/ Po, e pranojë, kam bërë gabim që … 

Kryetari i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka deklaruar për herë të parë se ka gabuar me Edi Ramën.

I njohur si njëri prej personave më të afërt me kryeministrin Edi Rama, Kokëdhima është shprehur se ka bërë gabim që ka qenë mbështetës i tij pasi ai nuk është lideri i duhur që i duhet vendit.

I ftuar në emisonin “360 Gradë” në Ora Neës Kokëdhima tha:

Kokëdhima: Ramën unë e kam mbështetur në jetën time para se të hyjë në politikë. E kam mbështetur si lider i Partisë Socialiste për vite me radhë me shtypin tim me politikat editoriale të majta. Po! Pavarësisht se nuk isha në politikë kam bërë gabim se kam mbështetur liderin e gabuar të këtij vendi, kam mbështetur liderin e papërshtatshëm në politikë. E kam bërë kur nuk kam qenë në politikë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Reagon GSHDNJ për dhunën ndaj gazetarit Arben Vata.

 Tiranë - Grupi Shqiptar I të Drejtave të...

Close