|E hënë, Shkurt 27, 2017

Kolonjarët votojnë për kryebashkiakun e ri 

Qytetarët e Kolonjës votojnë sot për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri. Proçesi i votimit ka nisur në orën 07:30 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. Në zgjedhjet e pjesshme vendore votojnë 16700 votues.

Procesi ka filluar normalisht dhe nuk raportohen probleme.

Në garë për kreun e bashkisë  së Kolonjës janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane  dhe Dritan Hajro për opozitën që garon nën siglen e Partisë Agrare Abientaliste.

Të shtunën KQZ njoftoi se partitë politike kanë zëvendësur komisionerët gjatë. Katër partitë që kanë të drejtën e pasjes së komisionerëve i kanë ndryshuar ato:

1.Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvendësime

2.Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvendësim

3.Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvendësime

4. Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvendësime

Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kolonjë.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë angazhuar gjithsej 65 punonjës policie, si edhe janë vendosur në dispozicion 11 mjete.

Në Bashkinë Kolonjë, numërohen 36 Qendra votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie.Gjithashtu janë 8 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës zhvillohen pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryebashkiakut.

Ora 07:10 Policia dorëzon materialet zgjedhore dhe Qëndrat e Votimit

Përfundon dorëzimi nga punonjësit e Policisë i Objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi dhe fillimi i procesit të votimit.

Dorëzimi i qendrave të votimit,  ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 20.11.2016, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit. Në të gjithë rrethin e Kolonjës, rreth orës 07:10, ka përfunduar  procesi i dorëzimit.

Të gjitha qendrat e votimit së bashku me materialet zgjedhore janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të Policisë, të cilët më pas janë grumbulluar në ambjentet e përcaktuara, për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zeqo :Të gjitha ndërtimet anës lumit Gjanicë do të hidhen përtokë.(fotot)

“ Të gjitha ndërtimet me dhe pa leje që ndodhen në të dyja anët e lumit Gjanicë do të hidhen...

Close