|E martë, Dhjetor 12, 2017

Kolumbiani Cesar i kokaines, ne transaksionin e eurove na ndihmonin dy drejtore bankash. 

Images.22222222ashx     Tirane – “Për 1 milionë eurot e drogës së kapur në Malin e Zi, do të merrja 200 mijë euro.” Ky ka qenë pohimi i 36-vjeçarit kolumbian me pasaportë spanjolle Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana për hetuesit duke zbuluar detaje të rëndësishme për trafikimin e ngarkesës prej 250 kilogramëvë të kokainës ekuadoriane të kapur në kontenierin e bananeve që vinin për firmën fierake “Rrapo Kompani” në portin e Tivarit në Malin e Zi.

Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, Kolumbiani Cesar ka treguar për kontaktin me një person që do të realizonte transferta bankare nga Shqipëria drejt Spanjës. Cezar ka pranuar se kishte mbërritur në Shqipëri më 19 Maj dhe qëndroi për plot 23 ditë në 3 hotele të ndryshme, derisa u arrestua në Rinas më 9 Qershor në tentative për të lënë Shqipërinë.

“Shuma që do merrja varionte nga 600 mijë deri në 1 mln euro dhe për këtë punë do të fitoja 200 mijë euro nëse realizohej. Në Bogota jam kontaktuar nga dy persona, njërin prej tyre e njihja dhe kisha punuar për atë edhe herë të tjera për transportimin e parave. Ata më takuan, më thanë të vija në Shqipëri, ku do të merrja këstin e parave të një sasie droge që do të vinte këtu.

Ata më dhanë një numër telefoni, që kur të mbërrija në Shqipëri t’i telefonoja nga hoteli. Pasi të merrja parat, do të njoftoja një person në Spanjë, që kishte njohje me disa drejtues bankash në Shqipëri dhe do të vinte këtu, ku nëpërmjet bankave do të kalonte paratë te kolumbianët”- ka thënë 36-vjeçari.

Kolumbiani Cesar është zbërthyer kur është marrë në pyetje nga prokuroria e krimeve të rënda. Sipas burimeve të informacionit mësohet se Cesar ka pohuar se në transankisonet bankare për lëvrimin e eurove janë të përfshirë dy drejtorë bankash . 

Teksa autoritet e Malit të Zi njoftonin në datën 5 qershor 2014 për bllokimin e një kontinjeri me 250 kg kokainë dhe që brenda tij ndodhej një sasi e konsiderueshme bananesh të porositura nga kompania shqiptare “Rrapo Company”, policia dhe prokuroria Shqiptare kanë nisur verifikimet.

Në këto verifikime kanë qënë dhe inspektorë të Tatim-Taksave dhe Doganave të cilët së bashku me prokurorët kanë kryer një kontroll fizik në magazinën e shtetasin Dritan Rrapaj. Njëherësh ky i fundit dhe disa prej puntorëve të tij janë marrë në pyetje nga specialistët e antidrogës në Fier. Pavarësisht dyshimeve të prokurorëve, administrator Rrapaj dhe puntorët nuk kanë pranuar implikimin e tyre në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Fillimisht u mendua se lënda narkotike e bllokuar në Malin e Zi, nuk kishte destinacion Shqipërinë, por në fakt pas arrestimit të shtetasit Kolumbian në aeroportin e Rinasit, këto dyshime janë rrëzuar. Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për të zbulur këtë grup kriminal, që ka shtrirje nga Amerika Latine deri në Shqipëri dhe më konkretisht, baza e tij ndodhet në Fier

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fitoret dhe humbjet e opozitës nga “çështja Doshi”

Nga MERO BAZE  Opozita vendosi t‘i japë...

Close