|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Kombinime dimri vetëm me tre elementë 

Nuk është nevoja të mendohesh gjatë për të krijuar kombinimet që do të jenë tendencë gjatë këtij sezoni të ftohtë.

Të gjithë e dinë tashmë që kadifja ka pushtuar pasarelat, blogjet dhe revista e modës, por bashkë me të, edhe dy tendenca të tjera, të cilat me siguri i ke vënë re: çizmet e gjata dhe pantallonat klasike stil mashkullor.

Ja si mund të kombinosh 9 herë pamjen e dimrit me këta elementë.

Një xhaketë kadife

Xhaketa kadife me këmishë xhins dhe pantallona lëkure. E di që ky sezon ka përzierje materialesh dhe ngjyrash – një veshje ‘cool’.

Me pantallona metalike për një darkë festive – është xhaketa e duhur.

Edhe me një fund kamoshi stil francez dhe këmishë me kuadrate!

Çizmet e gjata

Në tendencat e dimrit, për këtë vit çizmet e gjata janë në krye. Me të gjitha veshjet dhe duke luajtur me kontrastet, pamja do të duket interesante. Çizmet kamosh me pantallona të ngushta, streçe, funde etj.

Edhe me xhinse të ngushta të futura në to dhe me pallto sportive. Një pulovër e ngrohtë dhe gjithçka është IN.

Me një fund të shkurtër, pa nxjerrë shumë pjesë të lëkurës.

Pantallona të frymëzuara me stilin mashkullor

Stili mashkullor, vitet e fundit është ndër tendencat më të ndjekura dhe duke u bashkuar me feminilitetin, bëhen mjaft interesante. Takat janë një element i shtuar.

Edhe me elementë të tjerë mashkullorë, xhaketa dhe këpucët.

Edhe në një ditë pune ku do të ndiesh e rehatshme. Këto lloj pantallonash shkojnë edhe me kombinime më sportive.

Add a Comment

%d bloggers like this: