|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Komision për Reformën Zgjedhore, ja kërkesa e plotë e PD-së 

Është zbardhur e plotë kërkesa e PD-së dorëzuar në Kuvend në lidhje me ngritjen e një komisioni hetimor për reformën zgjedhore.

Grupi parlamentar i PD, kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Kerkesa

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane themeli i nje demokracie funksionale, qe forcon pergjegjshmerine e Qeverise dhe jeteson parimin e Ilogaridhenies ne qeverisje.

Grupi Parlamentar i Partise Demorkatike ka vleresuar edhe me heret nevojen urgjente per nje reforme te thelle dhe te gjithashme zgjedhore, per te garantuar mbi te gjitha votimin e lire dhe te pandikuar nga parate e krimit dhe korrupsionit, apo presionit te personave me rekorde kriminale, si dhe per te zhvilluar zgjedhje sipas standardeve me te mira europiane.

Pavaresisht kerkesave tona te vazhdueshme, legjislatura e shkuar e Kuvendit te Shqiperise, per shkak te mungeses se vullnetit te mazhorances qeverisese, nuk arriti te realizonte ndryshimet e nevojshme ligjore dhe infrastrukturore, per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke bllokuar per me shume se 1 vit propozimet konkrete te paraqitura nga Partia Demokratike dhe qe adresonin shqetesimet kryesore qe lidhen me garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Per kete shkak, Shqiperia me zgjedhjet parlamentare te vitit 2017, beri hapa te medha prapa ne permbushjen e standardeve te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, duke i dhene shqiptareve zgjedhjet me te deformuara ne historine e Shqiperise, si pasoje e fenomenit masiv te shitblerjes se votave dhe 1 presionit nga grupet kriminale, proces qe kishte nisur disa muaj perpara dates se zgjedhjeve nga forcat politike qeverisese.

Ne kete kendveshtrim, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike vlereson si urgjente nisjen e punes nga Kuvendi i Shqiperise, per realizimin e nje reforme te thelle dhe te gjithanshme zgjedhore, me denim eleminimin e te gjitha fenomeneve negative te verejtura kryesisht ne zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017. Ne ccmojme se Shqiperia nuk ka asnje dite per te humbur ne kete drejtim, dhe se kjo Reforme duhet te perbeje objektivin madhor te Kuvendit te Shqiperise ne sesionin parlamentar qe sapo ka nisur.

Ne vleresojme se implementimi i kesaj reforme, duhet te pamundesoje ne menyre te plote dhe efikase blerjen e votave, infiltrimin ne zgjedhje te parave te krimit te organizuar dhe korrupsionit qeveritar, perdorimin e pushtetit publik per qellime te perfitimit ne zgjedhje, perdorimit te institucioneve shteterore si mekanizern per te siguruar vota apo per te ushtruar presion mbi votuesit, apo keqperdorimin politik te Policise se Shtetit dhe organeve dhe enteve te tjera shteterore. Kjo reforme duhet te siguroje forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndertimin e shkalles se besueshmerise per zgjedhje te lira. Reforma duhet te siguroje qe zgjedhjet te jene standardi baze substancial i zhvillimit te demokracise, legjitimimit te qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotesisht vullnetin e lire te qytetareve shqiptar.

E rendesishme ne kete rast eshte qe te kemi nje ligj lehtesisht te zbatueshem per votuesit dhe administratoret zgjedhore dhe qe u reziston sfidave si dhe shnderrohet ne nje mekanizem efektiv per te siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, ne perputhje me angazhimet e OSBE-se dhe standardet e Keshillit te Evropes, detyrimet dhe standardet e tjera nderkombetare per zgjedhje demokratike, si dhe nevojes per adresimin dhe eleminimin e te gjitha fenomeneve negative te verejtura gjate zgjedhjeve te vitit 2015 dhe 2017. Permbyllja ne nje kohe te shpejte e Reformes Zgjedhore dhe reflektimi ne legjislacionin shqiptar i te gjitha shqetesimeve te forcave politike, rekomandimeve te OSBE/OHDIR-it te raporteve perfundimtare per zgjedhjet e viteve 2013, 2015 dhe ato te pritshmet per zgjedhjet e vitit 2017, si dhe vecanerisht garantimit te votimit, identifikimit dhe numerimit elektronik apo zgjidhjen e problematikes se shitblerjes se votave, eshte premise e domosdoshme per te garantuar zgjedhje 2 te lira, te ndershme dhe te barabarta ne Shqiperi. Deshirojme te kujtojme ketu se rekomandimet e dhena nga OSBE/OHDIR ne Raportin per zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015, per shkak te mungeses se vullnetit politik te mazhorances aktuale, nuk u adresuan kurre ne legjislacionin shqiptar, duke sjell ne kete menyre deformimin e zgjedhjeve te vitit 2017. Pjese themelore dhe pikenisje e punes se Komisionit duhet te jete mundesimi i identifikimit biometrik, votimi, dhe numerimit elektronik te votave, si dhe gjetjen e mekanizmave efikase per parandalimin, zbulimin dhe goditjen e shitblerjes se votes i ciii denohet nga Iegjislacioni penal si yelper korrupsioni.

Persa me lart, ne mbeshtetje te nenit 77, pika 1 e Kushtetutes, si dhe nenit 24 te Rregullores se Kuvendit, bashkelidhur ju dergojme per shqyrtim dhe miratim projektvendimin e Kuvendit te Shqiperise “Per ngritjen e Komisionit te Posacem per realizimin e Reformes Zgjedhore”, te propozuar nga nje grup deputetesh te Partise Demokratike. Ne kete rast, kerkojrne marrjen e masave te menjehershme per te garantuar miratimin e ketij projektvendimi ne nje kohe sa me te shpejte dhe brenda afateve te parashikuara nga neni 24 i Rregullores se Kuvendit, me qellim mundesimin pa humbur kohe te fillimit menjehere nga puna te Komisionit te Posaccem Parlamentar per Reformer) Zgjedhore, bazuar ne nje proces transparent, gjitheperfshires dhe konsensual. Duke ju falenderuar per mirekuptimin,

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Eni Koçi ka filluar të pozoj me këmbët lart

Kengetarja Eni Koçi ka postuar ne llogarine...

Close