|E premte, Shkurt 23, 2018

Komshia: Si ndihmova Afërditën dhe vajzën e Xhemalit . 

pjsetare te familjeve Vrapi pas ngjarjes
pjsetare te familjeve Vrapi pas ngjarjes

pjsetare te familjeve Vrapi pas ngjarjes

   Fier – Xhemali Vrapi, vëllai I autorit sot kishte gëzim, ai fejonte vajzën e tij 17 vjeçare Merushen. Pjestarët e familjes kanë qënë duke bërë përgatitjet e rastit, dhe për këtë po ndihmonin të gjithë , kunatat, komshinjtë etj. Afërdita, gruaja e autorit kishte qënë duke bërë edhe revaninë , ëmbëlsirën, treguan familjarë . Gëzimi I dutës është prerë në mes teksa Barjami ka hyrë në banesën e tyre me çifte në dorë dhe I është drejtuar të vëllait, Xhemalit, me fjalët: “ Do fejosh vajzën sot?! Po mua më pyete ?!. Në këto momente është hedhur  mbesa e tij që do fejohej Merushja duke e pyetur xhaxhanë, Bajramin : “ Ti e pyete vëllanë kur fejove vajzën tënde ” ?.
Në këto momente Barjami ka qëlluar të parën Merushen, në knoë që Drita, mamaja e Merushes është hedhur tek e bija ai e ka qëlluar, më pas ka qëlluar të vëllanë Xhemalin  dhe kur në derë ka qënë duke u larguar I vëllai tjetër Besimi ka qëlluar edhe atë. Të gjithë mbetën të vdekur në vënd nga saçmet e fishekëve të ciftes ( teke) që Barjami mbante me leje në shtëpi.

komshia

komshia

Afërdita gruaja e tij ka ikur nga sytë këmbët së bashku me mbesën tjetër( vajzën e  Xhemalit) që kishin qënë jashtë. Ato janë sterehuar nga komshia e tyre që e kanë edhe nusen e kushuririt të burrit. Ajo tregon :

Si ndodhi, cfarë patë ?

Nuk kam parë asgjë se isha duke bërë punë ëns htëpi. Dëgjova krisma e dola në oborr. Pashë që Afërdita po vraponte . Ajo po qante e fliste me vete . Së abshku me të ishte edhe vajza e Xhemalit.E pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ajo më tha : I vrau të gjithë i luajturi, për burrin Barjamin.

I mora të dyja edhe Afërdiutën edhe vajzën tjetër të Xhemalit dhe i fsheha në kasolle që të mos i gjente Bajrami se do i vriste. Pas pemëve të kopështit po ruaja Barjamin. E pashë që me çifte në dorë mori nga fundi i rrugëssë lagjes. Më vonë morëm vesh kur erdhi policia që kishte vrarë vetën.

I la jetmit të gjithë , ishte njeri i mirë por shumë gjaknxehtë, ishte me zakonet e para i uruari.

alb365.com/Xhemil Beharaj

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
OSBE: Urgjent reformën elektorale. Në 25 qershor u blenë vota

Tre muaj pas përfundimit të...

Close