|E hënë, Tetor 23, 2017

Konfindustria/ Ekzekutivi të ndërmarri veprimet e munguara në ligjislacionin ndërkombëtar 

Tiranë – Konfindustria i kerkon ekzekutivit te ndermarri me vendosmeri dhe sa me shpejt te gjitha veprimet e munguara te te gjitha llojeve, te parashikuara ne legjislacionin nderkombetar, ndaj eksporteve te prodhimeve dhe sherbimeve “Made in Italy” ne tregun tone, si mase balancuese reciproke ndaj ndalimit se fundmi te importeve shqiptare te sherbimit te sektorit te industrise Call Center ne Itali.

Ndalimi “de facto’ me nismen e qeverise italiane te importit te sherbimeve Call Center nga vende te treta perfshi Shqiperine eshte ne kundershtim te plote me parimet e tregtise se lire, rregullave te Organizates Boterore te Tregtise/OBT dhe marreveshjeve te integrimit te Shqiperise me BE. Ne thelb, kufizimi i vendosur me nismen e qeverise se Italise per importet shqiptare te sherbimit Call Center eshte i njejte sikur qeveria e Shqiperise te detyronte ndermjet penaliteteve te ndryshme importuesit vendore te ndalonin dhe/ose kufizonin hyrjen e prodhimeve dhe sherbimeve me certifikate te origjines italiane ne tregun shqiptar. Si mase ndeshkuese reciproke mund te konsiderohet deri edhe vendosja e taksave speciale shtese per importet e prodhimeve dhe sherbimeve italiane ne tregun shqiptar.

Industria e sherbimeve te ashtuquajtura Call Center ne Shqiperi puneson me kontrata te rregullta mbi 25 mije individe, qe rrezikojne seriozisht te humbasin vendin e punes nga masat e fundit shtrenguese te qeverise italiane. Qeveria e Italise nepermjet kercenimit te gjobave te renda, ka kushtezuar marreveshjet e tipit kartel te kompanive kryesore italiane per ndalimin e importeve te sherbimit t marketingut “call center” nga vende te treta jashte BE, ku Shqiperia eshte nder me te prekurat.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Asgjësohen 1532 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Mallakastër - Goditet nje tjetër rast i kutivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 1532 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të operacioneve...

Close