|E shtunë, Tetor 21, 2017

Kopja ne provimin e matures, mesuesi do hiqet nga puna. 

Tirane – Provimet e mprovimi_148726aturës në të gjitha shkollat e vendit do të mbikëqyren nga 3500 administratorë, të cilët nuk duhet të jenë mësues që kanë njohje me maturantët. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të gjithë personat që do të përfshihen në procesin e maturës do të firmosin një kontratë dhe në rast se vihen re shkelje, masat që merren ndaj tyre janë, jo vetëm largim nga puna, por edhe burg. Një ndër shkeljet që mund të penalizojë mësuesit që janë në funksionin e administratorit është kopjimi i maturantëve, por edhe dalja e sekretit të tezës së provimit.

 Administratorët

Me nisjen e procesit të maturës, MAS ka shtrënguar penalizimet ndaj administruesve, duke ndryshuar nenin 36. Dhe, veç ndëshkimeve të Kodit të Punës, administratorët do të ndëshkohen edhe sipas Kodit Penal, që parashikon burgim nëse shkelen rregullat. Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, për çdo 15-20 maturantë caktohet një administrator provimi. Administratorët trajnohen dhe pajisen me manualin, ku përcaktohen përgje-gjësitë e tyre, si dhe nënshkruajnë kontratën përkatëse. Administratorët nuk duhet të jenë mësues të shkollës dhe të lëndës së provimit. Të gjithë administratorët dhe sekretuesit e provimeve të Maturës Shtetërore, me urdhër të MAS kanë firmosur një kontratë, ku mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative për mbarëvajtjen e procesit. Nëse në vitet e mëparshme ata firmosnin një procesverbal formal, këtë vit ata janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore, duke rrezikuar largimin nga puna, por edhe burgimin, nëse u del sekreti i provimit, lejojnë kopjimin, apo u japin kopje kandidatëve. Mësuesit të cilët janë administratorë të provimeve të maturës, janë shprehur se e kanë firmosur kontratën për zbatimin e rregullores së maturës prej 10 ditësh. Problemi administratorëve për rastet e kopjeve u lind gjatë fazës së korrigjimit, pasi vlerësuesit e tezës mund t’i cilësojnë testet e maturantëve që ata kanë pasur nën administrim si kopje, dhe automatikisht, veç maturantit ‘digjet’ edhe administruesi. Pasi në listat emërore të regjistrimit të çdo maturanti, anash emrit të tij vihet dhe emri i mësuesit që ka funksionin e administruesit.

 Ruajtja e sekretit

Forcimi i masave për sa i përket administrimit të procesit të maturës është një ndër pikat ku MAS ka punuar më së shumti këtë vit. Në nenin 6 të kësaj rregulloreje përcaktohet se, të gjithë personat që do të përfshihen në çdo nivel të administrimit të procesit të provimeve të maturës, duhet të deklarojnë me shkrim se nuk kanë fëmijë, nipër, mbesa, motër apo vëlla, maturant që do të japë provimet e maturës. Ndër të tjera, masa janë marrë edhe për transportimin e testeve në ambientet e provimit, të cilat do të bëhen nga Posta Shqiptare dhe Ministria e Brendshme. Ndërsa në nenin 21 thuhet se shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimeve bëhet me procesverbal. Materialet e provimit tërhiqen në AKP nga personi i autorizuar i Postës Shqiptare, në prani të përfaqësuesit të autorizuar të MAS-it dhe të shërbimeve të Policisë së Shtetit, sipas një grafiku të përcaktuar. Këta persona mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e materialeve të provimit sipas afateve të përcaktuara.

alb365.com/Gazetashqiptare

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ish drejtori Prençi rikthehet në ‘origjinë’, nga PD tek PS përsëri PD

Më 18 shkurt opozita do të mbajë protestën kundër Qeverisë Rama, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Kjo...

Close