|E diel, Tetor 22, 2017

Korrupsioni, Brukseli: Presim të dënohen peshq të mëdhenj 

Brukseli mban sytë tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe efektet që do të ketë ajo në luftën kundër korrupsionit.

Zëvendëspresidentja e BE-së Frederica Mogherini por dhe Komisionieri për Zgjerimin e BE-së nënvizuan këtë mesazh duke i kujtuar se tashmë kërkohen peshq të mëdhenj.

Deklaratat u bënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama që u mbajt sot në mesditë në Bruksel

Federica Mogherini: “Prioritet është fillimi i reformës në drejtësi. Partitë politike kanë përgjegjësi. Të nisë procedura e vettingut. Ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin e zbatimit”

Johanes Hahn: Sa i përket çështjes së korrupsionit, unë mendoj se reforma në drejtësi është shumë vendimtare, është guri i themelit. Nuk bëhet vetëm fjalë për miratimin e saj, por edhe për zbatimin. Prandaj ne presim hapa vendimtare që do të na çojnë progresivisht drejt ngritjes së një trupe hetuese bindëse proaktive. Ne e dimë që policia në rajon ka vepruar pozitivisht, por ka patur probleme në gjyqsor. Prandaj ne presim jo vetëm hetime, por edhe ngritjen e akuzave dhe dënime. Dhe këtë po presim. Kemi parë gjyqe dhe dënime, por vetëm për peshq te vegjël dhe të mesëm, por do donim që edhe peshq të mëdhenj të dënoheshin. Dhe kjo do të jetë arritja më e rëndësishme në këtë drejtim. Por po e përsëris që ky problem nuk ekziston vetëm në Shqipëri apo edhe në rajon dhe më gjerë. Por sa i përket Shqipërisë duhet të shikojmë sesi tani reforma në drejtësi do të përdoret në praktikë.

Edhe kryeministri e quajti vettingun, jetike për zbatimin e reformës.

Kur një gazetare e pyeti për dekriminalizin Kryeministri përmendi  shprehjen “Mali u mbars dhe polli një mi”

 Edi Rama: “Duhet të them se ligji ka kaluar dhe  zbatimi është në lëvizje dhe është në dorë të institucioneve”

Lufta kundër kanabisit?

Mogherini: Çështja e drogës është një problem që jo vetëm Shqipëria duhet ta zgjidhë por unë shohse puna po ecën

Edi Rama: Nuk ka raport sekret për kanabisin dhe lufta kundër drogës po ecën në drejtimin e duhur

Po punojmë me policinë italiane ka vetëm progres dhe të dhënat tregojnë se përhapja e kultivimit nuk është e re, por një histori e gjatë që çdo vit po ecën drejt fundit

Reforma elektorale?

Edi Rama:   Nuk kemi plan të miratojmë një kod të ri opor do të zbatojmë rekomandimet e OSBE ODIHR

Kur hapen negociatat? 

Pyetje: A mund të ketë një rekomandim pa kushte për celjen e negociatave me Shqipërinë në 10 ditët e  para të nëntorit, apo një rekomandim me kushte. Nëse është kjo e fundit kush mund të jenë kushtet?

Hahn: “Së pari kemi marrë shënime për këtë çështje tani duhet të reflektohet në raportin e progresit tonë. Është shumë herët për të dhënë në përgjigje, na duhen konsultime të brendshme për të prezantuar një vlerësim”

Federika Mogherini: Reforma në gjyqësor mbetet kyç që Shqipëria të ecë në procesin e integrimit.  Ne mirëpresim dhe përgëzojmë faktin që procesi ka nisur me një votë mbreslënëse.

Nuk mund të paragjykoj vendimin e këshillit. Nëse shikojmë këtë nivel koherence dhe kurajoje në zbatim mendoj se do të ecim në një rrugë shumë pozitive”

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisionerin për Zgjerimin Hanh, Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini tha se Shqipëria është e angazhyuar për çeljen e negociatave.

Deklaratat u bënë pas takimit të VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri-BE në Bruksel.

Takimi i drejtua nga Kryeministri Edi Rama. Në takim referoi Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini, komisioneri për Zgjerimin Hanh, ministri Bushati, ministrja Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Bregu.

Më herët, Kryeministri pati një takim të veçantë me Mogherinin dhe Hanh, në fokus të së cilit ishin reformat e qeverisë; zbatimi i reformës në drejtësi; hapi i radhës në procesin e integrimit.

ramamogherini

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Firma e gruas së Tony Blair fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare

Firma ligjore e bashkëshortes  së Tony Blair,  këshilltarit të kryeministrit shqiptar, ka fituar një kontratë ligjore me qeverinë shqiptare për ...

Close