|E diel, Qershor 25, 2017

Kosova do të ketë monedhën e sajë, mund tëquhet Dardan. 

dardan_Kosove     Kosovë – Kosovarët shumë shpejt do të mund ta blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet.
Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten. Hamza e bëri të ditur këtë gjatë samitit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili u mbajt në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014, organizuar nga javorja “NIN”.
Njohës të ekonomisë e shohin si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, instrumenti më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë, shkruan Gazeta Tribuna.

Mirëpo ata tërheqin vërejtjen për stabilitetin e valutës.
Përveç kësaj, adaptimi i një valute unike të Kosovës, apo përdorimi i ndonjë valute të vendeve të rajonit, siç mund të jetë ajo e Shqipërisë, për një pjesë të ekonomistëve duket i pamundur për momentin.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sot do të ndryshojë bota

Nga: Franco VENTURINI    Sot bota do të ndryshojë, sido që të shkojnë negociatat në Lozanë. Në rast marrëveshjeje, do...

Close