|E premte, Qershor 23, 2017

Kosova me stadium Kombëtar 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për një varg çështjes të interesit të përbashkët dhe për konkretizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë, në funksion të njohjes së ndërsjellë kulturore dhe të bashkëpunimit konkret në fushën e sportit.

Ministri Shala dhe ambasadori Markusz biseduan rreth vizitës së fundit që pati delegacioni i MKRS-së në krye me ministrin Shala në Hungari, dhe çështjeve që kanë dalë nga ajo vizitë, siç janë ndërtimi i Stadiumit Nacional, marrëveshja me Akademinë “Puskás” që talentët e futbollit të Kosovës, nga shtatori i vitit të ardhshëm, të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj akademie të njohur të futbollit, dhe rritja e bursave për shkollim në fushën e kulturën dhe trashëgimisë kulturore në Hungari.

Ministri Shala e informoi ambasadorin Markusz për hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja pas vizitës në Hungari, dhe shtoi se me hapat që janë ndërmarrë, kjo vizitë së shpejti do të kthehet në të dobishme.

Ai më tej e informoi ambasadorin Markusz se është garantuar buxheti prej 15% për financimin e këtij projektit të Stadiumit Nacional.

Po ashtu ministri Shala dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përshpejtohen procedurat për konkretizimin e këtij projekti, meqë ekziston vullneti politik i dy palëve, si dhe konkretizimit të marrëveshjes me Akademinë “Puskás”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sondazhi në Fier, PD merr rezultatin befasues, Gramoz Ruçi mbetet jashtë parlamentit https://t.co/RRS7FDI2Kd
11,396 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Foto e rrallë e Azem Galicës (foto)

Në internet po qarkullon një foto që thuhet të jetë e vitit 1915, e që mund të jetë ndër të...

Close