|E hënë, Qershor 26, 2017

Kosova: Urime Shqipëri për statusin. 

Prishtina_perspektivë_nga_Radio_Kosova_1     Kosovë – Edhe Kosova i është bashkangjitur gëzimit të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Jahjaga: Krenarë për suksesin e Shqipërisë!
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një mesazh urimi homologut Nishani për marrjen e statusit. Në një postim në Facebook, Jahjaga shkuran “Sapo i urova Presidentit Nishani në emër të qytetarëve të Kosovës për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është një kurorëzim i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Shqipërisë për t’i shtyer përpara reformat e domosdoshme për integrim evropian, synim i tërë rajonit. Jemi krenarë për suksesin e Shqipërisë dhe përkushtohemi rishtas që të avancojmë këtë moment dhe qëllim të përbashkët.

Thaci: Isa Boletini ka thënë “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi sot shqiptarët dhe kryeministrin Edi Rama për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë.

“Urime Shqipëria, urime Edi Rama për fitoren historike dhe kandidaturën zyrtare për BE. Kosova përfiton nga afrimi i BE-së”, thekson Thaçi në rrjetin social Twitter.

Ndërsa në një postim në Facebook , kryeministri Thaçi shprehet se “Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllëzër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini jonë kur ka thënë se “unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” dhe Naim Frashëri kur tha se “për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi”. Me të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian!”.

Haradinaj uron qeverinë dhe popullin shqiptar për statusin e kandidati
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe mbarë popullin shqiptar, për arritjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Kryetari Haradinaj ia përcjellë qeverisë dhe popullit shqiptar përgëzimet më të thella, për punën e bërë, angazhimin dhe përkushtimin e mbarë spektrit politik të Shqipërisë në arritjen e kritereve për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Haradinaj përcjell bindjen dhe përkushtimin e tij të plotë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur dhe t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.

Bashkimi Evropian është dhe mbetet qëllimi i përbashkët dhe parësor i shqiptarëve kudo që janë, si rrumbullakësim i punës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për paqe, siguri, stabilitet e zhvillim, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj.

Mustafa: Urime popullit, qeverisë dhe politikës shqiptare
Kryetari i partisë më të madhe opozitare të Kosovsë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, uron Shqipërinë pas lajmit të shumë mirëpritur se ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur unanimisht t’i japin Shqipërisë statusin kandidat të BE-së.
“Urime popullit, qeverisë dhe politikës shqiptare për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, shprehet lideri i LDK-së.
“Ky është një hap i madh dhe tepër i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën”, thekson Mustafa.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 28 vjeçarit, kapet me hashash në sedile makinës (fotot)

Gjirokastër - Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 7.5 kilogram kanabis sativa, ndërsa në pranga u vu edhe...

Close