|E premte, Mars 24, 2017

Kosovë – Serbi: Nis “luftë e ftohtë” 

Një “luftë e ftohtë” ka nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të martën, Qeveria e fqinjit verior ka “anuluar” Ligjin për “Trepçën” dhe ky është veprimi i fundit nga disa sosh që kanë tensionuar në shkallë të lartë situatën midis të dyja vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

Po të martën, patriarku i kishës serbe, Irinej, ka thënë se Serbisë “Kosova i është marrë me dhunë dhe me dhunë duhet të kthehet”. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se e respekton jashtëzakonisht shumë Irinejn, por ka thënë se “nuk do që të flasë për dhunën”.

Të njëjtën ditë, një delegacion i Kosovës, në përbërje të të cilit ishin dy zëvendësministra, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd. Kjo për shkak të tensioneve, të nxitura rreth dy javë më parë, kur Nehat Thaçi, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës, është arrestuar porsa ka hyrë në territorin e Serbisë. Prangat i janë vënë nën akuzën për terrorizëm. Zhvillimi ka ndodhur pak kohë pasi Prishtina zyrtare nuk ia lejoi hyrjen në Kosovë zyrtarit qeveritar serb, Marko Gjuriq, ngaqë paraprakisht kishte hyrë ilegalisht.

Megjithëkëtë, vendimi i Qeverisë së Serbisë për “anulimin” e të gjitha pasojave ligjore dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me statusin e “Trepçës”, ka nxitur reagime të ashpra.Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se ky vendim i Beogradit zyrtar tregon për mentalitetin e njëjtë sikurse të regjimit të Milosheviqit. Të tilla veprime, sipas tij, më së shumti dëmtojnë serbët e Kosovës.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Deputeti i PS Ervin Koçi dorëzon mandatin, largohet nga politika https://t.co/VEqjyLUEoB https://t.co/5suAv09NEt
4,857 people follow ALB365
Twitter Pic insanoca Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic helliwel Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k Twitter Pic alansouz Twitter Pic buju1zz Twitter Pic WanaAlif
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mustafa: Po punojmë për të miratuar demarkacionin

Kosovë - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se “institucionet në Prishtinë po punojnë në zgjidhjen e problemit të...

Close