|E enjte, Qershor 29, 2017

Kosovë – Shqipëri, prokuroritë hetojnë për terrorizëm 

Terrorizmi dhe droga kanë sjellë në Shqipëri shefin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku. I shoqëruar nga tre ndihmës të tij, Millaku është parë të mërkurën duke dalë pas takimit që ka zhvilluar me prokurorin e Krimeve të Rënda të Shqipërisë, Eugen Beci, i cili po heton dosjen e katër të arrestuarve të fundit për terrorizëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burimet e gazetës kanë thënë se takimi ka zgjatur disa orë dhe se drejtuesi i Prokurorisë Speciale të Kosovës , Millaku, ka njoftuar prokurorin Beci për ecurinë e hetimeve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Se çfarë është diskutuar për këtë dosje mes të dyja palëve nuk jepet informacion, për shkak se hetimet konsiderohen sekrete. Aq më tepër që dy nga të arrestuarit në Kosovë kanë pranuar të rrëfehen duke hedhur dritë mbi planin e një celule të ISIS-it që kishte planifikuar të kryente akt terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lu dhe Berisha kokë më kokë për reformën në drejtësi e dekriminalizimi në fokus

Tiranë - Ish kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Donald Lu,...

Close