|E shtunë, Prill 29, 2017

KPTHN me pronar të rinj, rinis punën 

Mallakastër – Rivënia në punë e rafinerisë së naftës në Ballsh nga ana e një kompanie amerikane, ka qënë qëllimi i  një vizite të zv.Kryeministrit Niko Peleshi dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, pikërisht në uzinën e Ballshit.

Filimisht Peleshi e Ahmetaj biseduan jashtë fokusit të mediat me përfaqësuesin e kompanisë amerikane, Harry Sourge por edhe drejtorin e ri të uzinës, Roland Shehu, për të vijuar më pas me vizitën në ambientet e rafinerisë, aty ka tashmë 200 punëtorë kanë filluar punën për riparimet që po I bëhen uzinës për ta vënë atë në funskion të plotë.

 Në fjalën e tij për median, ministri Ahmetaj e ka cilësuar si një lajm të mirë rihapjen e rafinerisë, ndërsa nuk I ka kursyer fjalët e ashpra për qeverinë paraardhëse, duke theksuar se kanë qënë aferat korruptive në privatizimin e kësaj kompanie të qeverisë së dhjathtë, ato të cilat bënë që kjo rafineri të shkonte drejt mbylljes. Ahmetaj ka theksuar se ashtu sic kishte premtuar qeveria e mbajti fjalën për rivënien në funskion të rafinerisë, ndërsa ka shtuar se tashmë kukuvajkat e SHQUPIT, -duke iu referuar opozitës, nuk kanë se me cfarë të gëzohen më pasi 1200 punëtorët e kësaj  uzine do të rikthehen në punë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nuk kurseu edhe falenderimet për grupin e kompanive, të cilat do të investojnë dhe do të rivënë në funksion këtë rafineri, duke u shprehur se shumë shpejt ato do të punojnë në kapacitet të plotë. I pyetur në lidhje me borxhet e kompanisë ARMO, Ahmetaj është shprehur se grupi amerikan I ka marë asetet e kësaj kompanie nga bankat dhe se tashmë amerikanët janë pronarët e rinj të saj.

Ndërkohë zv. Kryemininistri Niko Peleshi I ka uruar mirëseradhjen investitorëve të huaj, ndërsa është ndalur tek politikat qeverisëse për ti dhënë mundësi të huajve të investojnë në vendin tonë dhe për të hapur vende të reja pune. Peleshi ka shpjeguar rolin e politikës në fusha të ndryshme të ekonomisë, ndërsa ka shtuar se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës.

Nga ana e tij përfaqësuesi i kompanisë amerikane, Harry Sourge, ka falenderuar qeverinë shqipëtare për mundësinë që I ka dhënë kësaj kompanie për të investuar në vendin tonë ndërsa ka shtuar se arritja e një marrëveshjeje ishte tepër e vështirë.

Edhe përfaqësues të konfederatës së naftëtarëve janë shprehur të lumtur për rivënien në punë të rafinerisë së Ballshit, ndërsa kanë shtuar se cështja e pagave të prapambetura të tyre do të zgjidhet nga gjykata.

Rafineria e naftës në Ballsh prej një viti ka pushuar së funksionuari ndërsa po prej kaq kohësh 1200 punëtorë të kësaj rafinerie nuk kanë marë pagat e tyre. Tashmë me rivënien në punë të rafinerisë, të gjithë këta punëtorë do të kenë mundësi të rikthehen në punë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
UKF – cilësia e gallatës .

Nga GENTJAN RUKO Fier - A ka ndonjë deshifrues të faturës tatimore të Ujësjellës-Kanalizimeve? Kush mund të shpjegojë të dhënat...

Close