|E diel, Korrik 23, 2017

KPTHN rinis punën, Bankers do të kryej furnizimin me naftë bruto 

Tiranë – Bankers Petroleum firmos marrëveshjen e kushtëzuar në tregun vendas me Ionian Refining e Trading Co. Sipas kësaj marrëveshjeje deri në 65% e prodhimit të naftës së prodhuar nga kompania do të shitet në tregun vendas. Kompania IRTC do ta perpunoje ate ne rafinerite e Fierit dhe te Ballshit.

Kompania informon:“Marrëveshja do të bëhet efektive pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrol.

Sapo të bëhet efektive, Bankers të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje. Kompania do të marrë garanci pagese në advancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017.

Në njoftimin e sotëm për shtyp thuhet: “Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale. IRTC do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit

Bankers thotë se është e kënaqur të shohë ri-hyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje.

Përditësim mbi Transaksionin e Korporatës

Bankers dhe Geo-Jade Petroleum Corporation mbeten të anagazhuara për të përfunduar transaksionin e korporatës në vazhdimësi të marrëveshjes së arritur në 19 Mars, 2016. Transaksioni pritet të mbyllet brenda 30 Shtatorit 2016 dhe mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE). Pas përfundimit me sukses së procedurave, Bankers nuk do të listohet më në Bursën e Toronto-s dhe të Londrës.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Himara e Dhërmiu s’do kenë më probleme të furnizimit me energji

Vlorë - Pushuesit të cilët do të zgjedhin Himarën ose Dhërminë për të kaluar këtë verë tashmë nuk do të...

Close