|E premte, Gusht 18, 2017

Krapsi dhe Patosi Fshat me ujësjellës të ri 

Fier – Projekti i Ujësjellësit të ri i fshatit Kraps, realizuar nga Bashkia Fier është prezantuar dhe diskutuar sot me banorët e zonës.

Në këtë takim, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi shoqërohej edhe nga Kryetarja e Këshillit të Bashkisë, Evis Sema për të ndjekur nga afër sugjerimet e vet banorëve për këtë investim të domosdoshëm dhe shumë imediat.

Ndërtimi i këtij ujësjellësi do të bëhet me fondet e bashkisë dhe për këtë arsye, për financimin e tij pritet të marrë miratimin nga Këshilli i Bashkisë. Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, cdo familje do të furnizohet sistematikisht me ujë nga rrjeti i ujësjellësit të Fierit dhe me një kosto minimale. Pas rikonstruksionit të rrugës dhe vendosjen e linjës së urbanit, ndërtimi i ujësjellësit është realiteti i vazhdimësisë së investimeve në zonat rurale, për të siguruar sa më shpejt urbanizimin dhe ofrimin e shërbimeve në cdo cep të territorit të Bashkisë Fier. banorët do të kenë uj në banesat e tyre për 24 orë

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pelegrinazhi, makina bie në humnerë , plagosen 3 vetë.

   Berat - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Novaj të Beratit. Mësohet se një automjet ka...

Close