|E shtunë, Dhjetor 16, 2017

Kreshnik Spahiu: Djemtë socialistë vënë më shumë buzëkuq se mamatë dhe vajzat bëhen tapë më shumë se baballarët e tyre 

Kreshnik Spahiu, kreu i Partisë Aleanca Kuqezi ka qenë sot në fushatën përmbyllëse të PD-së në Dibër, për zgjedhjet për kryebashkiakun e ri që mbahen të dielën.

Ai ka qenë i ashpër në deklaratat e tij kundër mazhorancës dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama, për të cilin ka kërkuar votën e dibranëve që siç tha ai “ta shporrim”.

Spahiu ka treguar edhe një bisedë me një socialist dibran, të cilin e ka quajtur “kastravec”:

“Një socialist më ndali dhe tha ‘kujdes me këto thirrjet se je në Dibër të Vogël dhe jo në Dibër të Madhe’. I thashë “o kastravec socialist, komunistët e ndanë Dibrën e Vogël dhe të Madhe. Nuk ka Dibër të Vogël dhe të Madhe, ka një Dibër kuqezi, Dibra e dibranëve dhe Dibra e shqiptarëve”.

Pasi ecëm në bulevard i them vila e kujt është kjo? “Është vila e Ramës më tha. Epo ju Dibrën e ndani në të madhe dhe të vogël edhe Ramën e ndani në Ramën e madh dhe të vogël, t’i rrëzojmë”…. Djemtë socialistë vënë më shumë buzëkuq se mamatë e tyre dhe vajzat socialiste pinë alkool dhe bëhen tapë më shumë se baballarët e tyre ndaj ai (Rama) s’ka fytyrë t’u japë mesazh dibranëve, shporreni Edi Ramën”, tha Spahiu.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD: Kur qeveris me krimin, i jep krahë grabitjeve me maska

Tiranë - Për Partinë Demokratike tre grabitjet...

Close