|E hënë, Korrik 24, 2017

Kreu I PR-së Stefan Mato : “ Jam himariot, mbroj interest e Himarës”. 

stedan mato kr i pr himare    Vlorë – Stefan Mato është 55 vjec, i martuar me dy fëmijë . Ai ka mbaruar fakultetin e Gjeollogji Miniera në degën e nxjerrjes, por prej vitit 1996 drejton një shoqëri që ka aktivitet shërbime të agjensisë së transprotit dhe turizmit. Ai jeton në Himarë pas një periudhe 36 vjecare që ka jetuar në Fier për shkak të mbarimit të shkollës së lartë dhe emërimit të tij me punë në Fier.
Mato ka vite që merret me politikë , ai është personi që ka ndihmuar në riorganizimin e PR-së në Fier ndërkohë që me largimin nga Fieri në Himarë krijoi degën e kësaj partie dhe e vijon dhe deri më sot. Stefo , sic e thërrasin është bërë personazh I njohur ditët e fundit për shkak të firmosjes së një deklarate ku dalin kundër ndarjes së re teritoriale, së bashku me PBDNJ-në, por Mato pohon se ky është një qëndrim personal I tij dhe jo I partisë së tij. “Në radhë të parë jam Himariot pastaj republican” ka pohuar Mato në një intervistë.
Sa kohë ke që merresh me politikë, si ka nisur kariera juaj në politikë?
Kariera ime politike ka filluar në zgjedhjet lokale të viti 2003 me PR, dega Himare. Përfshirja ime në PR ka nisur që në fier, kur kam ndihmuar në riorganizimin e degës së PR në qytetin ku kam pasur aktivitetin tim privat. Më pas , pas një shpërnguljeje familjare në Himarë, kam aderuar , pa asnjë mëdyshje në degën e Himarës. Në vitin 2005 kam qënë kandidat në proporcional i PR, për zonën zgjedhore nr 97 që përfshinte Himarën dhe deri në Delvinë. Prej atij viti, kam qënë kryetar i degës, i shkëputur nga Vlora (përpara se të merrja drejtimin e degës, gjithshka mvarej nga dega e Vlorës, me kërkesën time u bë shkëputja nga dega e Vlorës dhe u njoh si degë më vehte, me të drejtën e marrjes së vendimeve në favor të elektoratit Himariot dhe reputacionit të PR-së në tërësi.
Pse nuk keni aderuar në parti si PBDNJ apo Omonia pasi ju jeni edhe himariot?
Mos aderimi në PBDNJ, apo organizatën “OMONIA” është i lidhur me formimin tim intelektual dhe bindjet e mia të djathta. Unë kam konstatuar shpesh lëvizjet e PBDNJ-së si lëkundje politike herë majtas dhe herë djathtas dhe kjo më ka distancuar të mbeshtetem në atë forcë politike, por si Himariot, kam përkrahur lëvizjet në favor të Himarës dhe Himariotëve.
Keni këkruar të kandidoni për kryetar bashkie apo deputet nga forca juaj politike ?
Politika ka spektër të gjërë dhe unë mendoj se levizjët brenda tij, lejohen vetëm kur kanë të bëjnë me interesa të ngushta lokale, ndaj shpesh, dega e PR Himarë, ka ndjerë nevojen e lëvizjes në mbështetje të interesave Himariote. Së fundmi, mbështetja politike i është dhënë PD dhe kandidatit te saj, përpos besimit për humbjen e tij. Edhe pse është tentuar të kërkoj mbështetjen e PR në qëndër për kandidimin tim për Kryetar Bashkie, asnjëherë nuk është bërë e mundur, asnjëherë pasi qëndrimi i PR në qëndër ka qënë i prerë në mbështetje të PD.
Ju dolët me një deklaratë të përbashkët me PBDNJ në lidhje me reformën teritoriale , ky qe mendimi juaj personal apo i partisë suaj PR?
Përsa i përket deklaratës së disa ditëve më parë , mund t’ju them këto:
Nuk kemi ndërtuar një deklaratë të përbashkët me PBDNJ, edhe pse nuk kam asgjë kundër asaj partie, kur është fjala për të mirën e Himarës dhe Himariotëve. Unë kasha marrë një ftesë nga Komuniteti Himariot, për një takim në Dhërmi, në Hotel “Relaks” së bashku me shoqatën “Bregdeti” dhe të ftuar të tjerë ,midis të cilëve edhe PBDNJ. Dëshiroj t’ju theksoj me këtë rast se në takim morrën pjesë edhe një grup studentësh Suedezë të cilët trajtonin temën e pronesisë në Himarë për tia paraqitur Lobit Suedez dhe politikanëve atje.
Natyrshëm, mbas një takimi ku e mora fjalën edhe unë ku shpreha mendimin e degës së PR, u përpilua edhe deklarata të cilën e firmosëm dhe e vulosëm të gjithë grupet pjesëmarrese.
Ku qëndron ndryshimi sipas teje ?
Mospërputhja me mendimin e PR në qëndër është plotësisht e qartë dhe ka të bëjë me qëndrimin opozitar ndaj reformës teritoriale. Unë ju siguroj edhe pse mediat e përflasin qëndrimin opozitar, se PR, nuk ka kërkuar apo dërguar në drejtim të degës Himarë asnjë pyetësor apo mendim të shprehur në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajmë për shkak të ndjeshmërisë që ka komuniteti që përfaqësojmë. Duhet t’ju bëj me dije se përpara se të jem republican unë jam Himariot mendimet Himariote i kam të rrënjosur në gjuhën dhe jetën e përditëshme prej fëmijërisë dhe deri me sot.
Unë kam bindjen se degët e partive të ndryshme në rrethe nuk janë për të përcjellë qëndrimin e qëndrës në komunitete, por për të marrë prej komuniteteve mendimet që përputhen me qëndrimin e qëndrës dhe për ti shndërruar ato në vota. Por edhe në raste kur është e nevojshme të përcjellim mendimin e qëndrës në bazën elektorale, ne duhet medoemos të marrim në konsideratë ndjeshmërinë komunitare. Kjo ndjeshmëri e dyanshme krijon vota dhe force politike(sipas mendimit tim).
Në fund cili është mendimi juaj për reformën teritoriale dhe pse e mbështet tezën tënde?
Eshtë folur për masa deri në përjashtimin tim nga rradhët e PR. Shpresoj të mos jenë kaq të ashpër në kryesinë e PR, jo për shkak të pamundësisë , por nuk dua të besoj se është bashkëpunimi me PBDNJ, kaq alergjik.
Sa për reformën teritoriale, unë jam shprehur se bashkimi me Lukovën është më i përshtashëm. Cdo bashkim tjetër është në dëm të Himariotëve dhe unë nuk do të jem dakort ta mbështes pamvarësishtë qëndrimit të PR në qëndër, por do të jem i detyruar, në se PR do të marrë pjesë në këtë reformë me mendimet e saj. Unë do i shpreh ato drejtëpërdrejtë në kryesinë e Partisë , për të treguar se jam plotësisht i argumentuar në atë c’kam firmosur.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Avokati i Gjykatës së Lartë në shërbim të grupit shqiptar të kokainës

Britani - Një avokat që punonte pranë një Gjykate të Lartë në Britani është dënuar nga gjykata atje. Omar Khahn,...

Close