|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Krim në familje – Burri vret gruan me thikë 

6-655x356

Kuçovë – Një krim i rëndë në familja ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Drizë të Kuçovës.

Banorë të fshatit  të vogël Drizë në Kuçovë janë të tronditur nga krimi në familjen Luzi, ku burri i mori jetën me thikë bashkëshortes së tij.

Ata thonë se 57 vjeçari, Ruzhdi Luzi, ishte njeri i thjeshtë dhe punëtor.

Të shokuar, të afërmit thonë se autori nuk kishte rrëfyer kurrë për probleme në martesën e tij, dhe ishte person i qetë.

Ata përjashtojnë versionin e dhënë nga policia, se ngjarja ka pasur si shkak xhelozinë.

Ruzhdi Luzi dhe Majlinda Luzi 49 vjeçe që mbeti e vdekur, ishin prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Dëshmitë

Baxhanaku: Nuk e dimë sesi ndodhi kjo ngjarje. Shkonin mirë, vija gjithmonë. Mora vesh në orën 2 të natës, në telefon. Mora gruan, motrën e asaj, erdha këtu.Pyeta të vëllanë sesi ndodhi, më tha: Kishin ngrënë, kishin pirë. Kishte ardhur çuni dhe çupa kishin ngrënë bukë, se çuni vjen vonë në orën 1 të natës. Kishte ngrënë bukë, kishte lënë bukën të shtruar në tavolinë. Kishin rënë për të fjetur dhe pas asaj është bërë ai muhabeti.Nuk kanë pasë probleme.

Gazetari: Policia thotë për xhelozi.

Baxhanaku: Absolutisht. Ka qenë njeri fukara, i vuajtur në punë si ai dhe ajo.E kemi ndihmuar shumë. Punonte punë bujqësie, e merrnin dhe komshinjtë për të punuar, punonte për copë buke, merrte ndonjë lekë dhe mbante fëmijët gjallë.Kanë tre fëmijë. Fëmijët kanë qenë në gjumë, në dhomën tjetër. I kishte nxjerrë i vëllai dhe i kishte dërguar tek e ëma. Ai kishte marrë vetë policinë në telefon hajde se unë e bëra këtë gjë. “Amanet fëmijët se unë ika” i kishte thënë të vëllait.Për arsyet nuk di gjë, erdha vonë. Dhe i vëllai nuk dinte asgjë si kishte ndodhur.

Baxhanaku: Ishte njeri i mirë. Është një gjë enigmë.Punët e tyre i di ai që është atje.Çfarë xhelozie ai aman, ai ka qenë një njeri si të thuash pak si i sëmurë, e ka pasur një shqetësim por jo lajthitje nga truri.

Add a Comment

%d bloggers like this: