|E premte, Dhjetor 15, 2017

Kriset kualicioni Rama – Meta , shkak kritikat ndaj ministrit socialist . 

rama - metaTiranë – Regjistrohet krisja e parë e fortë e mazhorancës në këto 17 muaj që qeverisin bashkë vendin, PS dhe LSI. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot publikisht se testimi i mjekëve, është një arnim i panevojshëm. Kurse theksoi se “paligjshmëria e këtij testimi, e rëndon situatë”.

Deklarata e ish ministrit të Shëndetësisë në kabinetin e Sali Berishës, vjen disa ditë pasi ministri aktual Ilir Beqaj lajmëroi testimin e të gjithë mjekëve në spitalet shqiptare, duke aluduar vetëm për ato shtetërore. Nisma u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama. Deklarata e sotme e LSI, duket të jetë e vonuar, mesa duket për shkak të diskutimit të saj paraprakisht. Dhe sot, kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili ka dalë hapur kundër nismës qeveritare. I pyetur nga një grup mjekësh, Vasili ka komentuar nismën për testimin e mjekëve. Vasili ka deklaruar se testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm dhe se paligjshmëria e këtij testimi e rëndon situatën. “Testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm. Unë vlerësoj se paligjshmëria e testimit të mjekëve e rëndon akoma më shumë situatën”, u shpreh Vasili. Më tej, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se kjo nismë është një ide e gabuar dhe se imponimi antishkencor nuk e përmirëson sistemin shëndetësor.

Sipas Vasili, edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga e duhur dhe e vetmja për të ecur përpara. “Testimi i mjekëve është një ide e gabuar që vjen në kohën e gabuar. Imponimi antishkencor nuk e përmirëson dot sistemin shëndetësor. Edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga e vetme dhe rruga e duhur që duhet ndjekur për të përmirësuar sistemin”, është shprehur ndër të tjera deputeti i LSI-së,  Petrit Vasili.

Por kundërshtimi kaq i fortë dhe i hapur i LSI, bashkëdrejtuese e mazhorancës aktuale, sa do të përfillet nga kryeministri Edi Rama? Mbetet të shohim nëse qeveria e drejtuar nga kreu socialist do të ulë kokën për t’i bindur kritikës dhe refuzimit të fortë të partisë së Ilir Metës, apo do ta sfidojë atë duke e çuar para planin për testimin e mjekëve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Toni Kroos do të largohet nga Real Madridi ?!

Rafa Benitez ka mohuar spekulimet se Toni...

Close