|E premte, Shtator 22, 2017

Kritikohet Nora Istrefi nga serbet. 

foto.phpPrishtine – Nora Istrefi çmend mediat serbe me klipin më të ri, në të cilin shfaqet tërësisht e zhveshur. Ajo ndjek rrugën e Dafinës & Tunës, skena të nxehta me të dashurin në klip.

Këngëtarja, e cila njihet për hire të bujshme, po bën boom me klipin e ri ”Baby jem”. Sapo është lançuar si klip, ndërkohë që ka marrë shumë klikime për shkak të sensualitetit që Istrefi tregon në këtë projekt muzikor. Përveç mediave shqiptare, që kanë vërshuar me shkrime të ndryshme, Nora ka arritur që të tërheqë vëmendjen edhe mediave të rajonit e veçanërisht atyre serbe, të cilat e kanë kritikuar në maksimum për shkak të skenave nudo, në të cilat shfaqet ajo.

Madje, thuhet se në këtë klip Nora ia ka kaluar me zhveshje edhe Beyonce e Rihanna. “Nora në klip shfaqet tërësisht e zhveshur, këngëtarja kosovare shfaqet nudo e tëra, publiku atje është shokuar pas klipit të fundit që ka lançuar Nora. E megjithatë, njihet si një nga femrat më të famshme shqiptare 27-vjeçarja me katër albume të publikuara. Ndërkohë, komente negative ajo ka marrë nga bashkëkombësit e saj, duke e kritikuar në maksimum për shkak të skenave tepër të nxehta, që ka realizuar në klip”, kështu e përshkruan gazeta e njohur serbe “Kurir” projektin më të fundit të Norës.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë koment nga Nora, e cila edhe më herët kishte paralajmëruar se në klipin e ri do të shfaqej tërësisht nudo. Siç duket, konkurrenca e lartë ka bërë që ajo të marrë një hap të tillë dhe të bashkojë të gjitha forcat vetëm e vetëm të mposhtë të gjitha femrat e skenës shqiptare. Madje ka ndjekur rrugën e rivaleve të saja, të Dafinës duke e marrë të fejuarin në klip, si dhe të Tunës duke u puthur, prekur e ledhatuar në maksimum me Cosman.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Del Ponte: Ah sikur Arkani të ishte gjallë!

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, zvicerania Carla Del Ponte ka deklaruar se i vjen keq për vdekjen e kriminelit serb...

Close