|E premte, Dhjetor 15, 2017

Kriza merr fund, zgjedhje me 11 dhjetor 

Maqedoni – Liderët e katër partive politike VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH siç meson INA nga burime partiake janë dakorduar që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor.

Ata kanë firmosur deklaratën e përbashkët, përmes së cilës nënvizohet se janë përmbushur kushtet që vendi të shkojë në zgjedhje më 11 dhjetor.

Në këtë takim liderësh që nisi pak orë me vonesë, katër partitë u dakorduan për komisionin “Ad-hoc” për mbikëqyrjen e mediave, pasi që zgjodhën edhe anëtarin e pestë Lulzim Haziri, që sipas marrëveshjes duhej të ishte anëtar shqiptar. Po ashtu është arritur marrëveshja që kryeredaktor i programit informativ të RTVM-së të jetë Santa Argirova, e nominuar nga partia opozitare LSDM.

Para marrëveshjes lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski kishte lëshuar takimin duke thënë se do të pranoj gjithçka që propozon LSDM, që kjo parti të mos ketë alibi për të shtyer zgjedhjet.

Ndërsa edhe nga PDSH bënë me dije se nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjen e anëtarit të pestë të komisionit “Ad-hoc” dhe se për këtë kanë lënë të  vendos BDI me partitë e tjera.

Sipas marrëveshjes, të premten ose të shtunën do të votohet qeveria kalimtare, e cila do të ketë mandat tremujor për organizimin e zgjedhjeve.

LSDM duhet të propozojë ministrin e brendshëm, ministrin e punëve sociale, dhe zëvendësministra.

alb365(INA)

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Roli i ri i Metës

Nga BLENDI FEVZIU - Ilir Meta duket se...

Close