|E shtunë, Janar 20, 2018

KRONIKË E CA VDEKJEVE TE MATERNITETI 

Nga GENTJAN RUKO – I veshur me propagandë apo i lëshuar për qëllime politike, zbulohet sidoqoftë një fakt alarmant: vetëm në ditët e para të këtij muaji, në njërin nga maternitetet më të njohur të vendit kanë vdekur 10 foshnja të sapolindura, ose 1 foshnjë çdo ditë.

Një ish-zëvendësministër i Shëndetësisë publikoi lajmin në Facebook. Ndërsa njëra nga “mediat e kazanit” e transmetoi ngjarjen thjesht si denoncim partiak për mungesë inkubatorësh, duke kaluar pasojat në plan të dytë.

Bardh Spahija e gjeti shkakun te mungesa e inkubatorëve dhe vendeve të oksigjenimit. Ndërsa nga pozita e deputetit të PD-së, e konsideroi gjendjen “një papërgjegjshmëri të atyre që drejtojnë shëndetësinë sot”.
Kaq mjaftoi për të provokuar masën. Kështu, Elona K. iu përvesh ish-qeveritarit, duke i kujtuar kohën e tij, kur “25 bebe vdiqën në maternitetin e Halim Kosovës, kur vdisnin gratë dhe fëmijët sikur në Afrikë ”. Në antitezë me të, ajo tregoi sa fatlume është: “Unë jam shumë e kënaqur me maternitetin e ri, se kam marrë vetë shërbim aty e i vlerësoj ata mjekë .”
Fjalë të tilla e inkurajuan një mjek anestezist në maternitet, i cili u përpoq të shpjegonte se ajo që po ndodh nuk duhet parë si batërdi. A.D. u hodh në kundërsulm, duke iu drejtuar me ironi dhe duke i bërë thirrje kolegut kundërshtar: “mos përhapni panik të pakuptimtë”, ndonëse nuk e mohoi faktin që vdekjet e shumta të të porsalindurve kishin ndodhur. Pasi konfirmoi disa nga ato, doktori i drogës u shpreh se janë “raste të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia
Policia, 1 në pranga dhe 6 në hetim të lirë.

    Fier - Nga strukturat...

Close