|E hënë, Shkurt 27, 2017

Krundet bëjnë mirë për zorrët 

Një studim i fundit tregon se krundet mund të shkaktojnë fyerje stomaku dhe gazra, por kjo është një shenjë e mirë për shëndetin e zorrëve, sipas shkencëtarëve.

Njerëzit që konsumojnë drithëra me përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithëra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më të lodhur.

Ky rezultat ka dalë nga një studim i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh danez, të cilët kanë analizuar dy grupime njerëzish, në lidhje me konsumin e krundeve në dietat e tyre ushqimore.

Sipas “Daily Mail”, studiuesit kanë vënë re që grupi, i cili përfshinte rregullisht në regjimin e tyre ushqimor, produkte me krunde, si buka, makaronat, orizi, etj, kishin një rezultat më të mirë në tretje.

Këta individë vërtet kishin edhe efektin e gazrave, por për mjekët kjo është një shenjë e mirë, që ju po ushqeheni shëndetshëm.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drithërat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të diabetit dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 2 grekë me hashash made in Albania https://t.co/cYNK0rsSCq https://t.co/rjHqRGfzgf
511 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
I jepet lamtumira. Katër viktimat dhe autori prehen pranë e pranë.

   Fier - Janë përcjellë për në banesën e fundit pesë viktimat e tragjedisë së djeshme që ndodhi në fshatin...

Close