|E enjte, Korrik 27, 2017

Kryebashkiakja e LSI kundër ministres arsimit 

Jo vetëm opozita por edhe partneri në koalicion LSI duket se ka rezerva ndaj përqasjes së Ministres së Arsimit Lindita Nikolla në raport me sistemin arsimor.

Kryebashkiakja e kësaj force politike për Përrenjasin, Miranda Rira, ka kritikuar ashpër Ministren Nikolla për rrënimin e përpjekjeve, siç thotë ajo, të dhjetra e qindrave maturantëve për pranimin në Universitete.
“Rrenimi i perpjekjeve te qindra e dhjeterave maturanteve te deshperuar, duhet te kete nje fajtor. Eshte e trishte qe akoma sistemi yne arsimor, ben eksperimente nga nje vit ne tjetrin, duke perdorur mijera maturante si kavie per te kuptuar se cfare duhet e cfare jo.Jane me dhjetra maturante te Bashkise Prrenjas me mesatare mbi 9, qe nuk kane arritur te kapin asnje dege ne Universitetin e Tiranes”.
Duke e cilësuar si Ministren më të paaftë, Rira thotë së Nikolla ka dështuar me sistemin arsimor.
“Me lejo ta them hapur Lindita Nikolla se je ministrja me e paafte qe njoh. Habitesha edhe me shume nga paaftesia jote kur vije ne komisionin e arsimit gjate kohes qe isha deputete, nga argumentet e dobeta qe jepje, vetem mëk- mëket e tua degjoheshin. Habitesha sesi mund te ishe ministre e arsimit dhe e shkences, kur minimalisht duhet te kishe graden doktor, teksa vendi kishte me qindra profesore te nderuar me tituj. Ke deshtuar njesoj si Pd- ja qe i qelbi universitetet duke i kthyer ato ne kioska qe jepnin diploma. Ke hedhur ne kosh endrrat e maturanteve dhe djersen e qindra prinderve te ndershem”.
statusi

image image image

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Coco Austin siç nuk e keni parë

Coco Austin ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi duke treguar se koleksioni i saj i të brendshmeve...

Close