|E shtunë, Tetor 21, 2017

Kryejmë persekutime me porosi . ( 1991 ) 

10407698_793081764056480_5436804040795579053_n     Në formë reklame
Duke marrë parasysh se në këto kohë, për të bërë karrierë, ju duhen persekutimet, meqenëse populli harron shpejt të kaluarën tuaj (dhe të tijën!), juve, anëtarë të Komitetit Qendror, sekretarë, shefa Sigurimi, gazetarë, poetë dhe aktivistë të Frontit Demokratik e të Bashkimeve Profesionale – agjensia “Qerqerqer” ju merr përsipër t’ju sigurojë:
– Kërcënime të thjeshta me vdekje, për meritat që keni në përmbysjen e komunizmit, për minimin që i bëtë asaj diktature dekada me radhë, minim që nuk ran ë sy ngaqë ju e bëtë me aq kujdes sa dukej sikur nuk e bëtë hiç. Kërcënime dhe për përpjekjet tuaja për sjelljen e demokracisë në këtë vend, përpjekje të fshehta kur të pritej koka dhe të hapura kur s’të gjente asgjë
– Ju organizojmë goditje me vetura dhe hedhjen tuaj në kanal, me dhe pa familje brenda veturës.
– Ju hapim vend në gazeta të pavarura, ku ju të tregoni bëmat tuaja dhe të shani shefat e dikurshëm dhe sidomos shefin e madh, Enver Hoxhën.
– Në bashkëpunim me arkivat, mund t’ju hapim vend për emrat tuaj në dokumenta që do të fillojmë t’i botojmë për herë të parë. Mund t’ju bëjmë vend pra në procesverbalet e gjyqeve të ministrave të Sigurimit, ku ata para se t’I pushkatonte shoku i maleve partizane, të kenë deponuar se kishin dhënë urdhëra për survejimin tuaj të përjetshëm.
– Ju sigurojmë vërtetime burgu dhe internimi për ju (nëse hahen!) dhe sidomos për të afërmit tuaj.
– Ju thyejmë xhamat e shtëpisë dhe të veturave, duke filluar nga ata xhama që i keni të krisur.
– Ju qëllojmë me pistoletë dhe breshëri automatiku në ato dritare, ku ju do të bëni kujdes të mos jeni.
– Ju vendosim në shtëpi bomba që nuk plasin.
– Ju rrëmbejmë gratë. (Dhe kur jeni në dizarmoni me to, nuk ju a kthejmë fare!)
– Ju sigurojmë intervista në “Zërin e Amerikës” ku të tregoni tërë ato që kishit dëshirë t’ju kishin ndodhur.
Urdhëroni! Një provë dhe do të mbeteni të kënaqur!
Ju qoftë e mbarë rruga përpjetë shkallëve të karrierës në shtetin tone të ri demokratik, në këto kohë të reja, kur torturat e kaluara janë më të çmueshme se florinjtë, tani, kur torturuesit klithin më shumë se ata që u torturuan vërtet!

Agjensia Private “Qerqerqer”
Eqerem Qerim Qerosi dhe bijtë
Telefon: 000-00000 Tiranë

alb365.com/Pellumb Kulla

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Amber Rose pozon nudo për revistën GQ

Amber Rose ka pozuar nudo për revistën GQ. Në intervistë për revistën, ajo a folur edhe për Kim Kardashian, gruan...

Close