|E premte, Prill 28, 2017

Kryeprokurori Llalla firmos ndryshimet për disa drejtues 

Prokuroria e Përgjithshmë është përfshirë ditët e fundit nga një valë ndryshimesh që kanë prekur krerët e disa prokurorivë në rrethe.

Ndryshimet janë bërë me kërkesë të Këshillit të Prokurorisë dhe janë miratuar nga kreu i institucionit Adriatik Llalla.

Lëvizjet  kanë prekur  prokuroritë e rretheve më të medha si Tirana, ku kreu i saj Petrit Fusha është emëruar  në Prokurorinë e Përgjithshme, Vlora ku kreu i saj  Ramadan Troci  edhe ky është  emëruar  në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurorinë e Elbasanit ku është larguar me kërkesë të tij  kreu aktual Besnik Cani .

Por pavarësisht emërimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dy krerët e Prokurorisë së Tiranës dhe Vlorës do të qëndrojnë në detyrën e mëparshme  të komanduar deri në emërimin e drejtuesit të ri.

Ish kreu  i Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani është emëruar prokuror në Prokurorine e Tiranës dhe në vend të tij është komanduar Dritan Gina, i cili deri tani ka qënë prokuror në Durrës.

Ndërkohë Këshilli ka  propozuar ndryshime edhe për kreun e prokurorise së Fierit, Ardian Ylli edhe ky ka kërkuar të largohet nga kjo detyrë, si dhe transferimin e prokurorit Madrit Kullolli nga Prokuroria e Përgjithshme në Prokurorinë e Durrësit, në tjetër ndryshim i propozuar është edhe ndryshimi i kreut të task- forcës së kryeqytetit, ku në vend të Ndini Tavanit emërohet Deniona  Katro e cila deri tani ka qenë në krye të Task Forcës së Durrësit. Të gjitha këto ndryshime pritet të formalizohen në ditët në vijim.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ambasada USA: Dënojmë dhunën, do të punojmë me Kryetarin e zgjedhur Talat Xhaferin https://t.co/xZQS7MEU9m https://t.co/wWyIqhEsEP
11,479 people follow ALB365
Twitter Pic delsyvas Twitter Pic megatron Twitter Pic lovetrue Twitter Pic Gabriell Twitter Pic DanLacou Twitter Pic gilaKARI Twitter Pic Naimspar Twitter Pic thecommo Twitter Pic rony_pol Twitter Pic AnDreaDu Twitter Pic eliseoga Twitter Pic MiaSilva Twitter Pic homerun3 Twitter Pic jahlisle Twitter Pic s4tabs Twitter Pic briansta Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic mixontow Twitter Pic TrackRip Twitter Pic DimpulzN
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndalet kamioni, kishte 500 kg hashash.

    Durrës - Ndalohet një kamion në terminalin e trageteve në Durrës. Mësohet se kamioni ka tentuar të transportojë lëndë...

Close