|E hënë, Shkurt 19, 2018

Kryeprokurorja Marku – Merruni me korrupsionin dhe evazion fiskal në naftë dhe gaz 

Fier – Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka kërkuar nga prokurorët e Fierit që të mos referojnë çdo ngjarje apo dosje, por të merren me ato që përbëjnë shkelje penale, syresh rastet e korrupsionit dhe evazionit fiskal në sektorin e naftës dhe gazit.

Deklarata e Markut ka ardhur këtë të premte gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së këtij qyteti. Kryeprokurorja ka shtyrë punonjësit e organit të akuzës që vëmendjen e tyre ta çojnë dhe tek fshehjet e pasurisë dhe faktin që shumë gjëra të tilla ndodhin për shkak të korrupsionit në administratën tatimore. Marku ka kërkuar nga prokurorët që të korruptuarit në tatime të goditen fuqimisht sipas ligjit.

“Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht”- njofton Prokuroria e Pergjithshme.

“Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg” si dhe eshtë konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit”- theksohet me tej në deklaratën e Prokurorisë.

“Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standarti ku ne pretendojmë të shkojmë”- ka thene ajo

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD zbarkon në bazë për kandidatët e rinj për deputet

Partia Demokratike ka nisur proçesin...

Close