|E premte, Janar 19, 2018

Kryeprokurorja Marku paditet penalisht nga prokurori Gina 

Ashtu siç bëri dje prokurorja Rovena Gashi, këtë të mërkurë ka qenë bashkëshorti i saj Dritan Gina, ish kryeprokuror i Elbasanit ai që ka kallëzuar penalisht Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku.

Kallëzimi vjen një ditë pas vendimit të Markut për të larguar nga posti i drejtuesit të komanduar në Elbasan të Dritan Ginës, i cili paralajmëroi që ditën e martë se nuk do t’i nënshtrohej këtij vendimi.

Këtë të mërkurë Gina ka ardhur në Tiranë dhe ka kallëzuar penalisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda Arta Markun. Akuza që bën Gina është bërë për cënim të figurës dhe për shpërdorim të detyrës që sipas ish drejtuesit të Elbasanit ka kryer ditën e djeshme Marku.

Gina: Më vjen keq që përfaqësues të popullit marrin përsipër të flasin në emër të përfaqësues të shetit që jemi ne prokurorët, kthehen në personazhë të denjë të revistës “Kunji” të Haxhi Isufit.

Unë nuk lirova zyrën, unë jam profesionist dhe i nënshtrohem detyrës dhe ligjit.

U bëj thirrje të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë, dinjiteti dhe figura e tyre

Gazetari: A do vazhdoni të rrini në detyrë?

Gina: S’mund të rri me kokëfortësi për arsyet që thashë më lart, por këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi.

Kujtojmë se pak më herë u raportua në media se në prokurorinë e Elbasanit pati një përplasje mes Ginës e drejtuesit të ri të prokurorisë së qytetit Nezha, pasi Dritan Gina ka refuzuar të lirojë zyrën e tij. Por pavarësisht kësaj, Gina në deklaratën e tij pas dorëzimit të kallëzimit për Arta Markun, ka nënkuptuar se do të lirojë zyrën

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sazan Guri: Incineratori në Fier është vdekjeprurës!

Projekti për të ndërtuar një...

Close