|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Kryqi Kuq me “shtëpi” të re. 

kryqi kuq fierFier – Kryqi I Kuq Shqiptar dega Fier ka përuruar sot ambientet e reja të saj, në prani të përfaqësuesve të njësive vemdore, përfaqësuesve të lartë të Kryqit ët Kuq Shqiptar, vullnetarëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Bashkia Fier përfaqësohej në këtë ceremoni nga Zv/ Kryetari Z. Florjan Mucaj, të cilit presidenti I Kryqit të Kuq Shqiptar Z. Ylli Alushi I dorëzoi certifikatën e mirënjohjes drejtuar Kryetarit të Bashkisë Z. Baftjar Zeqaj, si kontributori më I rëndësishëm i Kryqit të Kuq.
“Ambientet e reja të Kryqit të Kuq dega Fier janë më bashkohoret që shoqata jonë disponon në të gjithë vendin, kjo falë kontributit të madh që ka dhënë kryetari I Bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj. Kjo dhuratë është simbolika më e mirë që mund t’i bëhet misionit humanitar që ka Kryqi I Kuq Shqiptar”- u shpreh presidenti I Kryqit të Kuq Shqiptar Z. Ylli Alushi duke ia dorëzuar këtë vlerësim Zv. Kryetarit të Bashkisë Fier Z. Florjan Mucaj.
Në përshëndetjen e tij Zv. Kryetari Z. Florjan Mucaj u shpreh midis të tjerash se : “ Bashkia Fier ka si prioritet ndihmën dhe mbështetjen e shtresave në nevojë. Sigurimi I këtij ambienti është një dëshmi e këtij prioritizimi, I cili vazhdon dhe do të vazhdojë në mënyra dhe forma të ndryshme për të gjithë personat dhe shtresat në nevojë. Theksoj se vëmendja ndaj problemeve të mprehtra sociale dhe kryesisht atyre që lidhen me shtresat në nevojë është dhe do të vazhdojë të jetë prioritare për Bashkinë Fier”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pleshi : Takimi Basha – Meta njësojë si takimi me Ramën

Takimi Meta-Basha nuk do ti ofrojë opozitës asgjë më shumë nga sa iu ofruar në takimin Rama-Basha. Me këtë qendrim...

Close