|E premte, Shkurt 23, 2018

Ku janë fondet e emergjencës ?! 

10947200_1609245882639721_2136519532682523789_nNga LIRIO NUSHI

      Duke u nisur nga ngjarjet e këtyre ditëve, në zonën e përmbytur të familjarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, në fshatin Fitore të Vlorës, dua t’ju them se ndjej sot një keqardhje të madhe për ata personazhe të politikës, që emergjencën ë përmbytjes e konsideruan “një mendje jashtë realitetit”. Është shumë e dhimbshme të shohësh politikanë të vendit tënd ti bëjnë karshillik popullit të vetë.

Gjithë Shqipëria në çdo skaj është një emergjencë. Asgjë nuk funksionon siç duhet, duke filluar që nga spitalet e deri tek buka e gojës që del me ndershmëri. Është skajshmërisht e dhimbshme të vazhdojmë të shohim se si vidhen fonde kombëtare, kjo tradhëti kombëtare e pa parë kurrë ndonjëherë në asnjë vend tjetër të botës. Kjo makuteri fondesh publike, na ka lodhur kaq shumë. Nuk kam asgjë personale as me kryeministrin aktual, as me ndonjë individ në veçanti, sepse unë jam edukur të respektoj institucionin në këtë rast dhe jo individin. Por gjithmonë kam ëndërruar që institucioni të respektojë edhe qytetarin. Asnjë “fond-shpuar” përballë drejtësisë. Lakmia për pushtet e Partisë Socialiste, bëri një koalicion të atillë që i ka katandisur si “Ministrat pa Portofol”, shpreh shumë keqardhje për këtë, por e dinë gjithë shqiptarët një fakt të tillë, madje edhe vetë të majtët e pohojnë. Nuk kam asnjë lloj keqdashje as me liderë të tjerë politikanë koalicionesh të majta, por KY KOALICION MUND TË JETË I MIRË VETËM PËR ATA QË JANË NËPËR KARRIGET E PUSHTETIT, JO PËR POPULLIN, AS PËR SHQIPËRINË. Nuk funksionon!. Është tmerrësisht e dhimbshme që në vitin 2015, të shohësh Kryeministrin e vendit tënd, të përballojë situata të vështira kombëtare me ndihma humanitare. Të krijonë ndjesinë e viteve 90-të. Ndjehesh i humbur, totalisht. KAM NDJESINË E SINQERTË SE SHQIPËRISË I DUHET NË FORMËN MË URGJENTE TË GJEJ NJË ZGJIDHJE TË RE POLITIKE QEVERISËSE. Do të vazhdoj të dua kërkesën e llogarisë si për qytetarin edhe për shtetin. Do Vazhdoj të dua të paguhen dritat, taksat, etj, por jo mbifaturimet dhe faturat e paligjshme. Do vazhdoj të dua të ndërtohen rrugë, por jo të ketë shtëpi të prishura në palcë të dimrit dhe qytetarë të pa dëmshpërblyer për pronat e tyre që i kanë ngritur me mund edhe me djersë. Do vazhdoj të dua pafundësisht lartësimin e kombit tim nëpërmjet artit të vlerave. Por nuk do ta dua kurrë një polici të korruptuar që i bën presion popullit të saj. Do vazhdojë të kërkojë me të gjitha mundësitë që ka një artist të ndihmojë komunitetin e vendlindjes së tij. Do vazhdojë të shpresoj që njerëzit e përmbytur të vendlindjes sime të marin fonde ekonomike për të rimëkëmbur ekonominë e tyre që përmbytet përreth 20 vjetë rrjeshtë pa asnjë kompesim nga shteti, për tokat e tyre, bagëtitë, vreshtat, fidanishtet, të mbjellat, ambulancën e tyre të shkatërruar. Duke ju falenderuar të gjithëve ju që u gjendët pranë në këtë situatë kaq të vështirë, ju ftoj të vazhdojmë të jemi së bashku, në këtë rrugëtim të Shqipërisë sonë, në përpjekje për më të mirën e dobishme. Çdo përpjekje e jona e drejtë, orienton të ardhmen e brezave tanë pasardhës të jetojnë plot dritë, krenari dhe dinjitet. Le të mundohemi të na kujtojnë me respekt, deri në kufijtë e dëshirave, ëndërrimtare për tju lënë pasardhësve tanë një vend jashtëzakonisht të bukur, në harmoni me të gjithë universin, një parajsë të begatë. / MBASI TA KENI LEXUAR ME QETËSI, DO T’JU DUHET TË PYESNI? 1. Ku janë Fondet e Emergjencës? – E Keni buxhetin zero? 2. Ku janë Fondet e Ministrisë së Bujqësisë? – E Keni buxhetin zero? 3. Ku janë Fondet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale për ndihmë? – E keni buxhetin zero? 4. Ku janë Fondet e Prefekturës? – E Keni buxhetin zero? 5 Ku janë Fondet Komunare? – E Keni buxhetin zero?………….!

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A do të “digjen” mandatet e deputetëve demokratë ?!

Tiranë - Ligjvënësit demokratë nëse...

Close