|E enjte, Tetor 19, 2017

Kufiri me Sirinë ‘pastrohet’ nga Erdogan 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë ka qenë e suksesshme, duke pastruar një sipërfaqe prej 400 metra katrorë nga militantët e Shtetit Islamik dhe milicia kurde e YPG-së.

Erdogan më 1 shtator ka theksuar se këto dy grupe paraqesin rrezik për Turqinë, edhe pse grupi i kurdëve është njëri prej aleatëve kryesor të SHBA-ve në në luftën kundër IS-it.

Presidenti turk tha se milicia e kurdëve të Sirisë, ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes që të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se kurdët e Sirisë janë “terroristë” dhe se janë të lidhur me militantët kurdë në Turqi,.

“Askush nuk pret nga ne që të lejojmë një korridor të terrorit në kufirin tonë jugor”, ka thënë Erdogan.

Ai ka shtuar se Turqia dëshiron të krijojmë “një zonë të sigurt” në kufi me Sirinë por këtë ide nuk e ka mbështetur asnjë fuqi botërore.

Duke folur për çështjen e Erdoganit dhe kurdëve të Sirisë, Pentagoni është pajtuar me pretendimet se presidentit turk se është pastruar kufiri. Zëdhënësi i Pentagonit ka thënë se IS-i tashmë gjendet rreth 25 kilometra nga kufiri me Turqisë, afër qytetit sirian të Al-Rai.

alb365 /rel/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD: Prokuroria të zbardhë akuzat, të veprojë me profesionalizëm

Tiranë - Pak orë pas arrestimit të Spiro Kserës, i cili gjatë kohës së qeverisjes së PD-së mbante postin e...

Close