|E hënë, Korrik 24, 2017

Kujtime – Ai është Kujtim Majaci 

Ne fund vjeshten e vitit 1986, ne hotel turizmin e Elbasanit “Skampa” do te grumbullohej nacionalja Shqiptare nen drejtimin e trajnierit Shyqyri Rreli.

Ishte nje brez futbollistesh qe rralle I vijne Shqiperise si: Musta, Targaj, Omuri, Kola, Demollari, Zmijani, Josa, Muca dhe fieraku elegant Kujtim Majaci. Sport-Kujtim_Majaci_2009_185034608Perfaqesuesja e Shqiperise vinte pas nje sezoni ne eliminatoret e botrorit te Meksikes, gati befasuese, kur mposhti Belgjiken e madhe 2-0 ne “Qemal Stafa”. Ate fund vjeshte te vitit 86’e njejta strukture e nacionales kuq e zi, por kete radhe edhe me goleadorin fierak, mblidhej kombetarja.
Vijne me radhe ne ambjentet e hotelit: Musta, Minga dhe Demollari te veshur me uniformen sportive qe lexonte “Shqiperia”.

Disa metra pas tyre, nje djal elegant, i veshur ndryshe nga te tjeret, me kostum civil dhe kemishen me vija, futet ashtu buzeqeshur pas te tjereve. Nisen peshperitjet se kush ishte ai djale. Nje meso burre pas degjon disa caste dhe pastaj flet qetesisht: – “Ai eshte Kujtim Majaci”. Kisha degjuar se ne nje ndeshje ne Kavaje, pak muaj me pare, ishin burgosur dhe interrnuar tifoza per shkak te kemishave qe kishin veshur, sepse ashtu vishte idhulli i tyre Kujtim Majaci. E dija qe shifra e golave e shenuar ne kampionate dhe kupa, e kishte kaluar shifren 100, por nga afer e shihja per here te pare.
E megjithate ai nuk luajti ne Bukuresht kunder Rumanise, sepse shihej ndoshta me syrin e provincialit, sepse nuk pati fat te luante per Tiranen apo Dinamon a Partizanin.
Nese do te aktivizohej ne Tirane, ai padyshim qe do te ishte maja e sulmit te nacionales Shqiptare…
(Marre nga kujtimet e qytetarit Y. Dosku).

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Makinave të reja u vidhen gomat. (fotot)

Gjermani - Hajdutët e makinave dhe të pjesëve nuk kanë përjashtuar madje edhe vendet e zhvilluara evropiane. Një vjedhje e...

Close