|E premte, Korrik 28, 2017

Kur Obama përballet me presidentin e Filipineve 

Barack Obama dhe udhëheqësi i filipineve Rodrigo Duterte patën një moment ku u takuan ballë për ballë vetëm disa ditë pas deklaratave të ashpra të Dutertes ndaj presidentit amerikan.

Momenti i sikletshëm mes dy liderve ndodhi para takimit informal të samitit të vendeve të Azisë Juglinodore që po mbahet në Laos. Zënka erdhi pas deklaratës së Obamës se do të ngrinte çështjen e të drejtave të njeriut në Filipine, e cila nuk u prit mirë nga lideri filipinez, i cili e quajti Obamën një bir bushtre.

Menjëherë pas kësaj shtëpia e bardhë njoftoi anulimin e takimit mes Obamës dhe Dutertes i planifikuar për tu mbajtur gjatë samitit.

Sipas informacioneve, Obama dhe Duterte kanë qenë të pranishëm në të njëtin ambient në darkën e oragnizuar para samitit formal në Laos, por nuk kanë komunikuar dhe as ndërvepruar me njëri tjetrin përgjatë gjithë eventit që ka zgjatur rreth një orë e 20 minuta.

Përballja erdhi para darkës, dhe sipas Sekretarit të Jashtëm të filipineve dy liderët kanë zhvilluar një bisedë shumë të shkurtët.

Perfecto Yasay që shoqëron Duterten tha se ishte i lumtur që ky takim kishte ndodhur, bisedë e cila u konfirmua edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk dihet biseda që kanë zhvilluar Obama me Duterte dhe as nëse do të ketë një takim të dytë mes tyre, pas anulimit të takimit të parë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Big Brother Albana, një serb merr pjes në show (Video & Foto)

Ky është një nga rastet më të papritura që mund të shikonim në një spektakël si Big Brother. Megjithëse njihet...

Close