|E shtunë, Korrik 22, 2017

Kur shkonë me varkë në shkollë 

Rremat i lëviz me të dyja duart dhe me krejt fuqinë e një trembëdhjetëvjeçari. I ulur në dërrasën e vendosur në mes të barkës, Mentor Ibrahimi mundohet të balancojë shpejtësinë me valët e liqenit.

Prapa tij ulen dy fëmijë. Tre të tjerë në anën tjetër të barkës për të mbajtur ekuilibrin. Para se të nisin lundrimin sigurohen se gjithçka është në rregull.

Të martën e kësaj jave ata nuk kishin dalë të lundronin për qejf. As për të zënë peshk. Po ktheheshin nga shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nxënësi i klasës së tetë të shkollës fillore “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan të Podujevës së bashku me katërmbëdhjetë fëmijë të tjerë të fshatit, e “këpusin” dy herë në ditë me barkë Liqenin e Batllavës, pesë ditë të javës.

“Në mësim shkojmë dhe kthehemi me barkë, se për të ecë nga ana tjetër, rruga është shumë e gjatë. I bëjmë më shumë se një orë në këmbë dhe rruga është thuajse e pakalueshme”, thotë Mentori, gjersa u jep lopatave prej druri. Si më i madhi ndër fëmijët lundërtarë, Mentori e merr përsipër barrën e shtyrjes së rremave thuajse çdo ditë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Putin po ërkon një tjetër mandat https://t.co/pcTDX9klDc https://t.co/6mlQM4BPOt
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Binjakëzohet bashkia Fier me atë të Janinës .

Fier - Bashkia Fier lidhi sot marreveshjen e bashkepunimit me bashkine e Janines. Te dy kryetaret e bashkive respektive, Z....

Close