|E shtunë, Dhjetor 16, 2017

Kurban Bajrami – Mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin 

Tiranë – Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e së hënës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.

Kreret e besimit myslimanë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skandali/ Mjeku Igli Kokalari – Policia e Fierit më mban 5 orë në ‘arrest’ si hajdut i makinës sime

Policia e akuzon për vjedhjen e automjetit...

Close