|E premte, Dhjetor 15, 2017

Kurti : Të mërkurën e 4 shkurtit mbahet protesta. 

148920Kosovë – Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme, më 4 shkurt do të zhvillohet protesta e radhës, për shkarkimin e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç dhe ligjit për Trepçën.

Deklaratat lideri i VV-së i bër i gjatë një konference për shtyp ku ka shtuar se protesta e ardhshme do të mbahet të merkurën nga ora 12:00, ndërsa shprehet se protestuesit nuk do t’i lejojnë barrierat te objekti i qeverisë.

Dy ditë më parë, partitë opozitare të Vetëvendosjes, NISMA dhe AAK organizuan në Prishtinë një protestë ku kërkonin shkarkimin e Jabllanoviçit dhe ligjin e posaçëm për mbrojtjen e Trepçës. Protesta degradoi në akte dhune ndërmjet protestuesve dhe qytetarëve dhe ku mbetën të plagosur 170 persona.

Nga ana e tij, Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e cilësuan këtë protestë të organizuar vetëm për qëllime politike, synimi i së cilës ishte marrja e pushtetit me dhunë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Legjenda botërore e antimafia-s kokë më kokë me Fatmir Xhafën

Ka qenë një surprizë dalja publike në...

Close