|E premte, Dhjetor 15, 2017

Kush do bëjë indietro Kisha apo Qeveria ? 

41_bigTiranë – Kisha Orthodokse dhe qeveria janë përfshirë në një debat ditët e fundit për rrethimin e objektit. Sipas burimeve të neësbomb.al, mësohet se institucionet e shtetit i kanë dërguar një shkresë zyrtare kishës për nevojën e heqjes së rrethimit, ashtu sikurse po bëhet me gjithë rrethimet në të gjitha objektet në Tiranë.

Duket se vendimi i organave shtetërore, është përballur me reagimin e menjëhershëm negative nga ana e autoriteteve kishtare.

Argumentin e zyrtarëve të qeverisë se gardhet po hiqen nga gjithë institucionet, Kisha u përgjigjet se nuk është e njëjta gjë. Sipas tyre, presidenca dhe disa institucione të tjera janë të ruajtura. E mandej, janë shumë forca të gardës që i ruajnë këto objekte, pavarësisht se ato janë hapur.

Zyrtarëet e kishës i friksohen prishjes së ambienteve të saj, përdorimit nga njerëz gjatë natës. “Aty ka disa vrima që hyjnë poshtë në altar. Nëse do të ketë njerëz që mund të pinë cigare, mund të bëjnë dëme shumë të mëdha. Ka cepa të ndryshëm nga të gjitha anët që mund të qëndrojnë edhe njerëz të droguar, nëse nuk ka një kontroll” thuhet nga burime të kishës. E për më tepër, gjithçka sipas tyre duan tia lënë në dorë privatit dhe policisë private, jo organeve të shtetit e policisë së rendit. Njëlloj si në rastin e Kishës së Përmetit.

At Andon Merdani, që merret me marrdhëniet me jashtë në Kishën Orthodokse, konfirmon vendimin.

“Eshtë e vërtetë na ka ardhur një letër. Por ne jemi në bisedime me autoritetet. Eshtë edhe çështje e sigurisë së objekteve. Katedralja ka një hyrje të brendshme nga poshtë. Për me tepër, është ambient privat dhe jo publik dhe nuk mund të trajtohet si objektet e tjera. Ne nuk i ruajmë dot. Aq më tepër në këto kohë që është më emergjente se kurdoherë çështja e sigurisë. Na duhet të presim. Shpresojmë që autoritetet ta mbajnë fjalën”, thotë At Andon Merdani.

Kur e ka fjalën për autoritetet, NeësBomb beson se i referohet një vizite në Kishë për këtë çështje të zv.kryeministrit, sepse zoti Peleshi ka qenë më së fundit atje.

Ka më shumë se tre muaj që shkresa e autoriteteve ka mbërritur në Kishën Orthodokse. Pastaj filluan negociatat dhe gjithçka u la mënjanë, deri në një shkresë të dytë që ka qenë vendimi për prishjen, nga firma që ka bërë punimet aty. Pra shkresa është derguar nga firma private dhe jo nga strukturat e shtetit, duke e lënë konfliktin mes privatit dhe Kishës sërish. Kisha Orthodokse, nuk është dakord me këtë gjë.

Kohët e fundit, disa aktivitete qeveritare janë bërë në një nga sallat e kësaj kishe e rregulluar për konferenca të tilla. Autoritetet shtetërore kanë pretenduar se një gjë të tillë e kanë bërë pikërisht për qiranë e ulët të sallës. Të njëjtën gjë, pra argumentin e qirase, kanë nxjerrë edhe zyrtarët e Kishës.

Do të shohim gjatë këtyre ditëve se kush do të tërhiqet nga vendimi: Shteti, apo Kisha…

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vrasja e bankierit , Didi – Maxhuni takim kokë më kokë.

     Kosovë - Vrasja e Artan Santos...

Close