|E martë, Shkurt 21, 2017

Kush po heton mbi pasuritë e paligjshme të kryeministrit dhe ministrave shqiptarë 

Gazetari quhet Peter Tase. Ai është eksper amerikan për të ardhmen e politikës amerikane.

Analiza e tij më e fundit, e publikuar në rrjetin mediatik botëror, ishte “Politika amerikane pas fitores së presidentit Trump”

Me siguri keni lexuar analiza të mbështetura në investigime të tij. Ka një bashkëpunim të gjerë me mediat dhe diplomacinë ndërkombëtare. Ai i ka bërë publik disa skandale në të cilat janë përfshirë disa nga ministrat e kabinetit qeveritar “Rama”.

Tase thotë se, përmes lidhjeve të tij, ai tani po investigon pasuritë e fshehura të Ramës dhe ministrave. “Rama ka më shumë se 200 milionë euro pasuri”, thotë Tase.

A mbështetet mbi analizat e kolegëve botërorë?- shtrohet pyetja.

-Shtypi i huaj gjithmonë paraqet një imazh shumë objektiv mbi Shqipërinë dhe situatën e saj socio-ekonomike- thotë. – Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me diplomatë të shquar si Amb. Thomas P. Melady dhe Amb. Alberto M. Piedra, të dy këta ish-funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit që e kanë njohur fare mirë situatën në Shqipëri. Analizat e shkruara nga unë dhe shumë investigues të tjerë në SHBA janë bazuar mbi faktet dhe eksperiencën e gjithë atyre ekspertëve që janë një autoritet i certifikuar në publik.

Keni një rrjet kontaktesh me gazetarë investigativ në botë. Si funksionon investigimi ndaj vendit tonë?

-Gazetat më të famshme në botë kanë botuar gjerë e gjatë informacione investigative mbi situatën e rënduar në Shqipëri aktualisht. Ndjehem vërtet i privilegjuar që bëj pjesë në atë grup shkrimtarësh që denoncojnë padrejtësitë dhe varfërinë e tejskajshme që ka pllakosur nëpër rrugët e Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë.

Me çfarë jeni të okupuar aktualisht?

-Aktualisht jam duke investiguar mbi llogaritë bankare që zoti Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka të fshehura jashtë Shqipërisë, ku dyshohet të ketë disa llogari bankare me emra të huazuar, vetëkuptohet në Panama dhe Ishujt Karaibe

Sa i përhapur është korrupsioni dhe, le të themi vjedhja e pasurisë publike, në qeveri? Vetëm kryeministri?

-Në vazhdim dua të ndaj me ju faktin se edhe ministri Damian Gjiknuri është një investitor dhe pronar i apartamenteve në kullat më të larta në Qytetin e Panamasë. Bëhet fjalë për apartamente në “Luxor Towers”, gjithashtu ka hyrje edhe në “Sunrise Tower”. Gjiknuri është i lidhur me grupin “Grupo Olloqui” në qytetin e Panamasë.

Ku është fshehur kjo pasuri?

-Politikanët shqiptarë me Edi Ramën në krye, i pastrojnë paratë në mënyra nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë: Shfrytëzimi i bankave ku George Soros është aksioner i fuqishëm, investime të ndryshme në qendra të mëdha tregtare nga Ekuadori deri në Suriname; hapja e llogarive bankare me emra të huazuar (emrat e njerëzve të tyre të afërm) nëpër banka të ndryshme si HSBC, por edhe banka të tjera ose institucione financiare jo-transparente. Mendoj se zoti Edi Rama ka më shumë se 200 milionë euro të depozituara nëpër banka të ndryshme në Karaibe dhe Amerikën Qendrore.

Përveç faktit që grumbullimi i paligjshëm , ose vjedhja e parave publike, janë akte kriminale, a ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me organizata kriminale?

-Padyshim që po, lidhjet kriminale me zotin Sajmir Tahiri, Edi Rama, Ditmir Bushati dhe ish-ministra të tjerë si Arta Dade dhe Fatmir Xhafaj të Partisë Socialiste janë dalluar për lidhjet e tyre me krimin ndërkombëtar, lidhjet e tyre me ushtrinë e Çlirimit Kombëtar (El Ejército de Liberación Nacional – ELN) në Ekuador dhe Colombia, madje këta politikanë kanë lidhjet e tyre me mafien kineze në Londër dhe me narko-trafikantë të fuqishëm në Meksikë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
NJë Brus Li nga Afganistani. (fotot)

Afganistan - Një adhurues i artit marcial Kung Fu, nga Kabuli, ka “goditur” rrjetet sociale, pasi ka postuar një video...

Close