|E shtunë, Korrik 22, 2017

Kush po i tremb maturantët?! 

Nga MANJOLA BREGASI – Konkurset kanë gjithmonë të zhgënjyer dhe kjo është e natyrshme. Ka nga ata që presin më shumë, nga ata që meritojnë më shumë, por edhe nga ata që mendojnë se meritojnë më shumë. Megjithatë matura e këtij viti ishte më shumë se një zhgënjim. Reformë e shumëdiskutuar, rezultate të kontestuara, maturantë me mesatare të lartë të mbetur pa shkollë, një fazë e dytë e paqartë dhe përgjigjet standarde institucionale…

Në këtë atmosferë ngjarjesh mbrëmjen e djeshme emisioni “Opinion” ua dedikoi maturantëve. U përpoqëm të kishim një panel të ekuilibruar, që do të sqaronte pikëpyetje e do t’u jepte mundësinë të gjithëve të shpreheshin, mbi të gjitha maturantëve të penalizuar. Ishin ata që më mirë se kushdo, përmes problematikave individuale do të na bënin të qartë dukurinë e do të na shpjegonin se çfarë po ndodhte realisht.

I takova pak minuta përpara fillimit të protestës. Doni të dini të vërtetën? Ishin të zhgënjyer. Por nëse Kryeministri pohoi dje se ata nuk dinin ç’po kërkonin, unë ju them se ata e dinin mjaft mirë çfarë kërkonin.

Nëse Kryeministri pohoi se ky ishte sistemi i meritokracisë, ju them se maturantët kërkonin pikërisht këtë, meritën. Lëndë për të cilat kishin derdhur katër vit mund e përkushtim, tani shumëzohen me zero? Ishin të qartë dhe më mirë se çdo artikull apo intervistë që kisha lexuar deri në atë moment, maturantët më shpjeguan gjithçka.

Një nënë nga Fieri shpërtheu në lotë. “M’u prish jeta e vajzës”, kjo ishte fjalia që më tha. Dhe e kuptoj, ashtu siç kuptoj të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të kërkuar atë që u takon.

Por diçka tjetër nuk arrita të kuptoja mbrëmë. Teksa “Opinion” u dha mundësinë për të ardhur në studio më shumë se 20 maturantëve, në orën 22:00 në TV Klan kishin mbërritur vetëm tre prej tyre. Filluan të fironin rrugës, aq sa më në fund kuptova që diçka nuk shkonte.

Në fillim më erdhi një mesazh: “Ju kërkoj shumë ndjesë, por nuk mund të vij, kam gjyshin për operim”. Pak më pas, një mesazh tjetër, i ngjashëm: “Ndjesë, por më duhet të nisem urgjent për në …… Kam një problem familjar”. Ishte ora 19:00. Më pas telefonata, mesazhe me përmbajtje të ngjashme dhe fund të njëjtë: Nuk mund të vinin në emision të kërkonin të drejtat e tyre apo thjesht pa kërkuar asgjë, të thonin të vërtetën e tyre.

Çfarë po ndodh thashë me vete? M’u duk e çuditshme, që këta të rinj me ëndrra për të ndjekur të dorëzoheshin dhe te hiqnin dore kaq lehtë! Kishte mes tyre fitues olimpiadash, nxënës me mesataren 9.85 që nuk kishin fituar asnjë shkollë….

Gjithçka u bë më e qartë, kur dikush më shkroi një mesazh të shkurtër: “Sot në protestë një polic civil na mori emrat”. Kaq kishte mjaftuar që prindërit t’i ndalonin, kaq kishte mjaftuar që ata të trembeshin dhe që 9-at apo 10-at e shkëlqyera të heshtnin e te mbeteshin ne sirtar.

Por sa do të zgjasë heshtja e tyre? Kush po i tremb maturantët? E drejta e kundërshtimit është sot një e drejtë po aq e rëndësishme sa edhe ajo pohimit dhe ne duhet të mësohemi me të. A ka arsye për të patur frikë nga e vërteta? A është e drejtë, që një sistem, një qeveri a kushdo qoftë, të shuajë zërin e së vërtetës në një zhgënjim që duket se nuk do të kalojë aq lehtë?

A është e drejtë që polici apo kushdo tjetër, (që dje më kujtoi propagandën komuniste) të “çorodisë” mendjen e atyre, që në fakt janë më kthjellët se gjithë ata që krijuan këtë sistem, që po i çon të gjithë në përfundimin: “

Konkurset kanë gjithmonë të zhgënjyer dhe kjo është e natyrshme. Ka nga ata që presin më shumë, nga ata që meritojnë më shumë, por edhe nga ata që mendojnë se meritojnë më shumë. Megjithatë matura e këtij viti ishte më shumë se një zhgënjim. Reformë e shumëdiskutuar, rezultate të kontestuara, maturantë me mesatare të lartë të mbetur pa shkollë, një fazë e dytë e paqartë dhe përgjigjet standarde institucionale…

Në këtë atmosferë ngjarjesh mbrëmjen e djeshme emisioni “Opinion” ua dedikoi maturantëve. U përpoqëm të kishim një panel të ekuilibruar, që do të sqaronte pikëpyetje e do t’u jepte mundësinë të gjithëve të shpreheshin, mbi të gjitha maturantëve të penalizuar. Ishin ata që më mirë se kushdo, përmes problematikave individuale do të na bënin të qartë dukurinë e do të na shpjegonin se çfarë po ndodhte realisht.

I takova pak minuta përpara fillimit të protestës. Doni të dini të vërtetën? Ishin të zhgënjyer. Por nëse Kryeministri pohoi dje se ata nuk dinin ç’po kërkonin, unë ju them se ata e dinin mjaft mirë çfarë kërkonin.

Nëse Kryeministri pohoi se ky ishte sistemi i meritokracisë, ju them se maturantët kërkonin pikërisht këtë, meritën. Lëndë për të cilat kishin derdhur katër vit mund e përkushtim, tani shumëzohen me zero? Ishin të qartë dhe më mirë se çdo artikull apo intervistë që kisha lexuar deri në atë moment, maturantët më shpjeguan gjithçka.

Një nënë nga Fieri shpërtheu në lotë. “M’u prish jeta e vajzës”, kjo ishte fjalia që më tha. Dhe e kuptoj, ashtu siç kuptoj të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të kërkuar atë që u takon.

Por diçka tjetër nuk arrita të kuptoja mbrëmë. Teksa “Opinion” u dha mundësinë për të ardhur në studio më shumë se 20 maturantëve, në orën 22:00 në TV Klan kishin mbërritur vetëm tre prej tyre. Filluan të fironin rrugës, aq sa më në fund kuptova që diçka nuk shkonte.

Në fillim më erdhi një mesazh: “Ju kërkoj shumë ndjesë, por nuk mund të vij, kam gjyshin për operim”. Pak më pas, një mesazh tjetër, i ngjashëm: “Ndjesë, por më duhet të nisem urgjent për në …… Kam një problem familjar”. Ishte ora 19:00. Më pas telefonata, mesazhe me përmbajtje të ngjashme dhe fund të njëjtë: Nuk mund të vinin në emision të kërkonin të drejtat e tyre apo thjesht pa kërkuar asgjë, të thonin të vërtetën e tyre.

Çfarë po ndodh thashë me vete? M’u duk e çuditshme, që këta të rinj me ëndrra për të ndjekur të dorëzoheshin dhe te hiqnin dore kaq lehtë! Kishte mes tyre fitues olimpiadash, nxënës me mesataren 9.85 që nuk kishin fituar asnjë shkollë….

Gjithçka u bë më e qartë, kur dikush më shkroi një mesazh të shkurtër: “Sot në protestë një polic civil na mori emrat”. Kaq kishte mjaftuar që prindërit t’i ndalonin, kaq kishte mjaftuar që ata të trembeshin dhe që 9-at apo 10-at e shkëlqyera të heshtnin e te mbeteshin ne sirtar.

Por sa do të zgjasë heshtja e tyre? Kush po i tremb maturantët? E drejta e kundërshtimit është sot një e drejtë po aq e rëndësishme sa edhe ajo pohimit dhe ne duhet të mësohemi me të. A ka arsye për të patur frikë nga e vërteta? A është e drejtë, që një sistem, një qeveri a kushdo qoftë, të shuajë zërin e së vërtetës në një zhgënjim që duket se nuk do të kalojë aq lehtë?

A është e drejtë që polici apo kushdo tjetër, (që dje më kujtoi propagandën komuniste) të “çorodisë” mendjen e atyre, që në fakt janë më kthjellët se gjithë ata që krijuan këtë sistem, që po i çon të gjithë në përfundimin: “Ikni nga Shqipëria, është e kotë”.

”.alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Putin po ërkon një tjetër mandat https://t.co/pcTDX9klDc https://t.co/6mlQM4BPOt
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shoku i Cukut – Shteti e la vetëm përball krimit

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së efektivave të Policisë në Lirim ka reaguar duke thënë se vrasja e Artan Cukut,...

Close