|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Kushner – Nuk më habit bashkimi i shqiptarëve 

Ish-administratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner, thotë se nuk e shqetësojnë idetë për bashkimin e shqiptarëve.

Ai ndodhej pak ditë më parë në Tiranë ku mori çmimin e “Doctor honoris causa”, ku dha një intervistë për “Koha”, duke theksuar se nuk i njihte rryma të tilla që kërkojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por shton se dy shtetet janë të njëjta.

Kushner: Nuk e di, nuk jam shumë në rrjedha. Më parë ishte e ndaluar të flisje për këtë dhe thuajse nuk flisje. Megjithatë, këto popullsi e kanë prejardhjen e përbashkët nga ilirët, kanë të njëjtën gjuhë, por ka pasur qartësisht 4 shekuj të pushtimit otoman, erdhi më pas beteja e Vjenës, ka pasur vende ortodokse që kanë fituar, pastaj otomanët. Pastaj…pastaj… Unë jam shumë i kënaqur që kjo po ndodh në Bashkimin Evropian.

I kanë menaxhuar ndryshe marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet nëpërmjet federatave. Gjithçka është e preferueshme përkundër luftës. Megjithëse e di fatkeqësisht, kam marrë pjesë në shumë luftëra, dhe është e thjeshtë për t’u thënë dhe e vështirë për t’u bërë. Nuk i njoh këto rryma shumë mirë, nëse janë rryma kosovare. Ju po thoni po flitet për bashkim kombëtar. Kjo çështje nuk më shqetëson fare.

Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet e vështira të pas luftës, aktualisht është 76 vjeç. Ai konsiderohet si i pesëmbëdhjeti hebre më me ndikim në botë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rreziku i një opozite qesharake

Nga ANDI BUSHATI - “Drejt kryengritjes” me këtë titull sa absurd aq dhe qesharak e hapte faqen e saj të...

Close