|E hënë, Korrik 24, 2017

Kuvend, shkembim grushtat mes deputeteve. 

Në-rreth-deputeti-Armando-Prenga--640x491  Tirane -Debati në Komisionin e Ligjeve degjeneron në përleshje fizike mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Mësohet se në sherr janë përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe Xhemal Qefalia e Armando Prenga të Partisë Socialiste. Sherri u konsumua jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa mes Prengës e Strazimirit pati edhe përplasje fizike.
Mësohet se gjithçka ka nisur pas një komenti të deputetit Strazimiri në Komisionin e Ligjeve. Duke iu drejtuar mazhorancës, në kohën kur diskutohej për KLD, Strazimiri ka thënë “Ngrini grup kontrolli siç bëtë edhe për SHISH”.
Për deputetët e mazhorancës komenti i Strazimirit është përkthyer si ironi dhe ngacmim politik. Pikërisht ky koment është bërë indicie për të nisur më tej një debat mes deputetit Xhemal Qefalia e Strazimirit, ndërsa më pas sherri degjeneroi në një përplasje fizike mes Strazimirit e Prengës.
Ndër të tjera bëhet me dije se, është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të shuar sherrin mes të dyve. Po ashtu bëhet me dije se kanë ndërhyrë edhe deputetët në Komision.
Deputeti i Kurbinit Armando Prenga është i njohur edhe për një sherr me deputetin e PD-së Edi Paloka në seancën e Kuvendit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia e qarkullimit rrugore
2 në pranga , drejtonin mjetin rë dehur

Mallakastër - Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Ilir Asllanaj, 27 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër,...

Close