|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Kuvendi shpall zyrtarisht garën për kryeprokuror 

Ashtu siç pritej, kuvendi ka shpallur garën për kryeprokurorin e përkohshëm që do të zëvendësojë në detyrë Adriatik Llallën,mandati i të cilit ka përfunduar këtë të enjte.

Pavarësisht debateve dhe bojkotit të opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve, kuvendi ka nisur procedurat për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri e të përkohshëm të prokurorisë. Në total afati për shpalljen e kandidaturës është 5 ditë. Kandidimet do të depozitohen në kuvend dhe më pas do t’i kalojnë seancës parlamentare e cila do të votojë për emrin e ri të kryeprokurorit.

Më poshtë njoftimi zyrtar i Kuvendit:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00,  pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pastroni ZORRËT, rrafshojeni STOMAKUN

Këtë sallatë me të drejtë e quajnë...

Close