|E premte, Gusht 18, 2017

Kuvendi, te “palarat” dalin ne shesh. 

122813_1   Tirane – Replika të vazhdushme ka pasur seanca e sotme parlamentare mes ish-kryeministrit Berisha, kreut të qeverisë Rama dhe deputetit demokrat Kastriot Islami.

“ Në Hollandë kanë thënë se ky eshtë kryeministri më i madh. I ka thënë hollandezëve se vendi nuk ka prostitucion por prostituta dhe ato i merrni ju. Ka ofenduar PE duke u thënë se 90% e anëtarëve nuk dinë ndryshimin mes statusit dhe anëtarësimit dhe prandaj nuk na e jepni statusin. Ky e adhuron enverizmin se është në origjinë enverist. Ky kujton se është antikomunist se është pervers. Janë dy gjëra të ndryshme. Interesi i tij është të bëhet oligark. Por kjo analizë është e bërë nga Joseph Doll dhe John Kerry”

Kjo deklaratë e Kastriot Islamit ka mjaftuar për të hapur një debat të gjerë mes tyre. Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Partia Demokratike do të qëndrojë në vend dhe nuk do të bëjë para nëse përsa kohë brenda saj është Sali Berisha dhe Kastriot Islami. Madje ai bën batutë me lëvizjet politike të Islamit.

“E kishte Ramizi humbi, e kishte Fatosi, humbi, më ngeli mua, humba unë, e morët ju mbajni edhe aty rrini”.

Replikon deputeti demokrat, Islami duke sjellë në vëmendje episodin kur sipas tij Rama i ka kërkuar “të heqë qafe Ilir Metën”.

Kastriot Islami: S’di ca thotë se ky që nga momenti që jemi njohur unë e kam nxjerrë jashtë nga Kryeminsitria se ka ardhur me brekë, i thash ik vish pantallonat. E dyta, ky njeri flet integrimi, lufta kundër drogës e të tjera me radhë. Unë si shkenctar i them që po të kesh pirë njëherë drogë si shpëton dot këtij testi. Rama më lutej: Aman më trego o burr si bëhet sistemi të heq qafe Ilir Metën. Pastaj i ke porositur ti ata të bëjnë koalicionin e plerave dhe këtu plerë quaje Metën, ndaj ftoj Ilir Metën të mos bëhet pjesë e këtij kolaicioni”

Meta: Unë vazhdoj të jem i distancuar nga dalja juaj e rendit të ditë.

Berisha: Kudo ku shkon ky e ndjek, çdo vizitor që i ulet afër e dinë dhe e ka frikë se mos po i del ndonjë foto. Ti me këtë që bën je i pa shoq. S’ka kryeministër në Europë që vepron si ty që për çdo gjë mashtron

E Rama në këtë rast vjen me një tjetër sugjerim ndaj opozitës,sa i përket trafikut të drogës. Ndërsa i ka bërë sërish ftesë për të dalë para Prokurorisë, Rama tha se tnaimë jo më me Jozefinën, dhe jo më për dezinsektim në Divjakë, deputeti demokrat duhet të shkojë bashkë me Islamin në Përmet e tu kërkojë falje atyre që ngrenë foton e Enver Hoxhës.

Rama: Lëjni këto rrotullime rreth vetes, se historia e tregon zotrote, që ke 20 e kusur vite që i tregon, po ka mbaruar historia juaj. Një provë të vetme, ta kam thënë. Prokurorin e Përgjithshëm dhe gjithë prokurorinë i ke akoma nën hijen e frikës nga ty, Gjykatat nën hijen e pushtetit tënd. Presidentin e ke në çdo luftë që do të hapësh me gjykatat ndaj nesh. Sa herë ke adhur ja ke bërë të 99-at shqitparëve. Po të kërkoj një gjë më të thjeshtë, bashkë me Kastriotin të dy të shkoni dhe t’i kërkoni falje atyre që ngrënë foton e Enverit se ata e kanë humbur rrugën, kurse zotrote ke përgjegjësinë e madhe që ia ke humbur rrugën PD-së, që e mbron me atë që deri dje ishte sipas teje show Kastrit që spiunonte shokët në Paris. PD është një pasuri shumë e madhe nuk është pasuria e familjes tëndë.

Berisha: Këtu nuk më nxjerr ky shoku po Kushtetuta e vendit. unë jam deputet, kushtetuta më pranon të drejtën e hetimit si paslamentar. Jap fjalën se do të nxjerr në dritën e djellit lidhjet e tij me mafien. Ti je frikacak me lepur në bark që kur të kap frika s’di c’të bësh.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Vjedhësit e parave në Rinas vodhën edhe shtëpitë e 2 ministrave të Ramës”

Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se paratë e vjedhura sot në Rinas janë...

Close