|E diel, Tetor 22, 2017

Ky është gjarpëri më i madh i kapur (video) 

Punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, kanë nxjerrë në sipërfaqe ndoshta zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

Punëtorët zbuluan në hapjen e themeleve të godinës në Altamira një anakonda gjigante dhe për vënien nën kontroll të saj u desh përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.

Gjarpri është i gjatë mbi 10 metra, peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi.

Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja e tij është përhapur me shpejtësi. Shumë komentues kritikojnë lidhjen me zinxhirë, e ndoshta edhe vrasjen e gjarprit, pasi sipas tyre ai duhej të lihej i lirë në habitatin e vet natyror.

Pavarësisht këtyre komenteve, fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë

alb365./ Top Channel/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
13 vjeçarja rumune që mahniti jurinë ‘America’s Got Talent’ me zërin e saj (video)

Juria e ‘America’s Got Talent’ janë mahnitur nga këngëtarja 13 vjeçare. Laura Bretan nga Çikago mbrëmë ka marrë pjesë në...

Close