|E diel, Dhjetor 17, 2017

Lagard: Dialogojmë, por “harrojeni” anullimin e borxhit! 

International Monetary Fund Managing Director Christine Lagarde attends a conference about the future of the Euro zone in ParisNga Sylvie Kauffmann dhe Cedric Pietralunga

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga viti 2011, dhe pjesëmarrëse e rregullt në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që përfundoi fundjavën e kaluar, e thotë prerë: pavarësisht fitores së Syriza-s në zgjedhjet e së djelës së shkuar, është jashtë çdo lloj diskutimi që ajo të pranojë një anullim të borxhit grek.

Kjo sipas saj, është një çështje e drejtësisë në mesin e vendeve evropiane. “Megjithatë, në tavolinë qarkullojne hipoteza të ndryshme” – thotë ish-ministrja e Ekonomisë në kohën e Nikolas Sarkozisë, pa dashur të japë më shumë hollësi, por duke i bërë jehonë deklaratave të disa liderëve evropianë, që folën në këtë linjë në Davos. Sipas një burimi të mirëinformuar për çështjen greke, negociatat mund të përqëndrohen në volumin, normën e interesit apo kohëzgjatjen e shlyerjes së borxheve. Kristin Lagard paralajmëron ndërkohë eurozonën: programi për blerjen e letrave me vlerë, i shpallur në 22 janar nga Banka Qendrore Evropiane, të cilën ajo vetë e sheh të “nevojshëm”, nuk është gjithësesi i mjaftueshëm, për të nxitur rritjen ekonomike në kontinentin e vjetër, nëse nuk kryhen paralelisht reformat strukturore, veçanërisht ajo e tregut të punës në Francë.

Syriza sapo ka fituar zgjedhjet në Greqi, falë premtimit për të ristrukturuar borxhin e vendit. A është kjo një hipotezë që ju mund ta merrni në konsideratë?
Së pari, unë dua të them se do të rinisim dialogun me autoritetet greke, në mënyrë të veçantë mbi axhendën e reformave strukturore. Ka shumë vonesa që duhen rekuperuar. Sidomos duhet të  vihet në jetë reforma në administratën publike, sistemin e mbledhjes së taksave apo edhe shkurtimi i vonesave në sistemin gjyqësor… Këto nuk janë masa shtrënguese, por reforma themelore që ende nuk janë realizuar.

Po thoni se FMN-ja paraprakisht refuzon të reduktojë sasinë e kredive të saj ndaj Greqisë?
FMN-ja është një kreditor i privilegjuar prej 70 vjetësh, dhe unë nuk shoh ndonjë arsye se përse Greqia duhet të ndryshojë gjërat. Për më tepër, ka disa variante që ne do të diskutojmë me autoritetet greke dhe partnerët tanë evropianë. Por nga ana tjetër, ka rregulla të qarta brenda eurozonës që duhen respektuar.Nuk mund të krijohen kritere të veçanta për këtë apo atë vend.

Cilat janë këto variante?
Për momentin nuk dua të them asgjë më shumë.

Programi i blerjes së letrave me vlerë të qeverivë të euronës, i shpallur të enjten e shkuar nga Banka Qendrore Evropiane, mund të ndryshojë situatën ekonomike të BE-së?
Ne ishim në favor të një mase të tillë. Më duket pozitiv fakti, që programi shkoi përtej asaj që kanë qenë pritshmëritë e tregut, sepse u komunikua në mënyrë efektive dhe për shkak se në një farë kuptimi nuk ka një afat kohor, që nga momenti kur BQE u shpreh se do të vazhdojë në këtë rrugë, deri kur inflacioni të rifillojë të këtë një ritëm normal. Kjo ishte një masë e nevojshme.

Por a është e mjaftueshme, për të ndryshuar kursin e ekonomisë evropiane?
Sigurisht, që nuk do të jetë e mjaftueshme për të rivendosur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, që janë të nevojshme. Politika monetare, është vetëm njëri nga elementët e një politike më të përgjithshme. Duhet ndërkaq të ndërmerren reforma strukturore për të lehtësuar veprimtarinë ekonomike e për të përmirësuar konkurrueshmërinë, dhe jo vetëm të diskutuar thjesht reformat strukturore. Disa vende anëtare, sidomos Gjermania, duhet të vënë në zbatim aftësinë e saj të shpenzimeve, për të rritur investimet. FMN e uron këtë, dhe jemi të kënaqur të konsatojmë vendosmërinë kolektive për mbështetjen e planit “Junker” prej 315 miliardë eurosh. Do të ishte me të vërtetë e dobishme, për ta zbatuar atë sa më shpejt mbi projekte efektive.Së fundmi, është e nevojshme që bankat evropiane të kryejnë detyrën e tyre të transmetimit të politikës monetare në ekonomi. Duke qenë të lehtësuara, nga një sasi e caktuar e letrave me vlerë, që BQE i ka blerë dhe duke qenë në gjendje të përfitojnë sërish para, duhet t’i drejtojnë ato drejt ekonomisë reale dhe jo t’i përdorin vetëm për të përmirësuar bilancet e tyre. Rivendosja e rritjes ekonomike është një recetë e komplikuar.

Arrini të kuptoni ngurrimin e Gjermanisë?
Unë nuk kam dëgjuar, as nga Angela Merkel, as nga Volfgang Shojble ndonjë kritikë mbi masat  e shpallura nga Mario Dragi. Gjermania shpesh e vë theksin tek nevoja e pavarësisë së Bankës Qendrore Evropiane, dhe kjo është reciproke.

Këtë vit në Davos, Franca nuk bëri figurën e studentit të padisiplinuar në Davos. Shfaqi ndjesinë e një qëndrimi më pozitiv. Si e shpjegoni këtë?
Ajo që po bën aktualisht Franca, duket si hapi i një udhëtimi që shkon në drejtimin e duhur, por kjo është veçse një fazë. Reformat themelore, që do të duhet të ndryshojnë imazhin e investitorëve te huaj mbi Francën është reforma e tregut të punës, dhe për këtë vendi ka ende një rrugë të gjatë për të bërë.

A i keni frikë nga pasojat që mund të sjellë një kolaps ekonomik i Rusisë?
Rusia, ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike, me një recesion të rëndë e me një inflacion që po përshpejton te rritet. Vendi ka rezerva valutore të konsiderueshme, por bilanci është rënduar nga çmimet në rënie të naftës dhe sanksionet përëndimore për krizën në Ukrainë, që janë aplikuar në mënyrë të veçantë në sistemin financiar rus dhe që e pengojnë atë të ketë qasje në burimet e financimit. Po shohim një ripërshtatje në nivelet e poshtme të ekonomisë ruse, por për momentin vetëm vendet fqinje apo edhe ato, që bëjnë ende tregti me Rusinë janë të prekur. Të paktën për momentin, nuk ka pasoja të rëndësishme për ekonomitë që ndodhen gjeografikisht më larg Rusisë. alb365.com/”Le Monde”/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia procedim penal për kreun e FSHF-së, Armando Dukën

Durres - Policia e Durrësit ka nisur...

Close