|E enjte, Mars 30, 2017

Lajme të këqija për kombëtaren shqiptare 

Gianni De Biasi ka marrë lajme aspak të mira para ndeshjeve të Kombëtares kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës më 6 dhe 9 tetor

Rei Manaj pësoi një dëmtim në ndeshjen që Pescara e humbi 2:0 përballë Chievos sot në shtëpi. Sulmuesi kuqezi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të për shkak të një problemi në kavilje.

Situata e lëndimit do të qartësohet nesër pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, ndërsa sipas mediave italiane, paraprakisht mendohet se dëmtimi nuk është shumë i rëndë, shkruan Panorama Sport.

Megjithatë, duket se lëndimi mund të mos jetë serioz pasi vetë lojtari këmbënguli të qëndronte në fushë, por trajneri Odo bashkë me stafin vendosën ta nxjerrin për të mos rrezikuar.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Fieraku i Sanraemos, Ermal Metaj 7 vjet i fejuar, asnjë media se dinte https://t.co/eLja9sS4QH via @wwwalb365com
3,875 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Merkato, 10 lojtarët më të shtrenjtë.

     Ne kemi dëgjuar të gjithë të flitet për transferimin e bujshëm të Luis Suarezit te Barça, por cilat...

Close